E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kshilli i Mandateve mblidhet sot pr imunitetin e Mediut

Do te mblidhet sot, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet. Anetaret e ketij keshilli do te njihen me dokumentet e dorezuara ne Kuvend nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut.

Shqyrtimi i kerkeses per dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e nje deputeti vendoset si pike e pare e rendit te dites, te seances se dyte pasardhese pas paraqitjes se raportit te Keshillit te Rregullores. Ne seancen plenare, fjala i jepet ne fillim deputetit, ndaj te cilit eshte paraqitur kerkesa per te dhene shpjegime, ose per t'iu pergjigjur pyetjeve te deputeteve.

Kuvendi vendos me votim te fshehte nese do te jepet ose do te rrezohet dhenia e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Dilema per te qene me Partine Demokratike apo me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka bere qe nje pjese e deputeteve republikane te ndodhen ne udhekryq lidhur me menyren sesi do te votojne ne Kuvend lidhur me heqjen e imunitetit te kryetarit Mediu.

Nje dite me pare, kreu i grupit kuvendor te PR-se, Arjan Madhi, ka bere me dije se republikanet disponojne fakte lidhur me pafajesine e Mediut dhe ka implikuar ushtaraket, duke i mos i shmangur nga pergjegjesia per tragjedine e asaj qe ndodhi me 15 mars ne Gerdec.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›