E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantët, Euro pëson rënie të lehtë

Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se rënia e euros është një lëvizje e përkohsshme, pasi me largimin e emigrantëve pritet sërish forcimi i saj. 

TIRANE- Euro ka pësuar një rënie të lehtë në kursin tonë të këmbimit, për shkak të kthimit të emigrantëve në atdhe për festën e Pashkëve. Monedha e përbashkët europiane është dobësuar me rreth 1 pikë, shumë më pak se vitet e mëparshme në këtë periudhë. Kjo shpjegohet me numrin më të vogël të emigrantëve të kthyer, por edhe me shumat më të vogla që ata kanë shkëmbyer, për shkak edhe të krizës ekonomike globale. Në agjencitë e këmbimit, euro është blerë sot me 129.6 lekë dhe është shitur me 130.1 lekë, ndërsa dollari është këmbyer me 98.1 lekë në blerje dhe me 98.6 lekë në shitje. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se rënia e euros është një lëvizje e përkohsshme, pasi me largimin e emigrantëve pritet sërish forcimi i saj.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›