E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët Ortodokse, fluks emigrantësh në Kapshticë

Pashkët Ortodokse risjellin emigrantët në atdhe. Dogana e Kapshticës në Korcë është përballur në 24 orët e fundit me rreth 5 mijë hyrje drejt Shqipërisë. Pala shqiptare shtoi numrin e sporteleve, ndërkohë që ajo greke jo 

KORCE-Sot pika doganore e Kapshticës në Korcë është përballur me një fluks të madh emigrantësh shqiptarë që presin të hyjnë në Greqi.
Emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi prej vitesh së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre po kthehen në atdhe për të festuar pranë familjeve të tyre Pashkët Ortodoksë. Për të kremtuar ceremonitë me rastin e kësaj feste, shqiptarët i janë drejtuar pikave doganore në vend. Në Kapshticë vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 4 705 emigrantë me 1 mijë e 200 mjete. Duke parë fluksin e madh të hyrjeve, pala shqiptare ka shtuar menjëherë numrin e sporteleve duke e cuar atë në pesë. Kurse pala greke është ajo që vonon hyrjet drejt Shqipërisë, pasi vazhdon punën vetëm me dy sportele.
Autoritetet në këtë pikë doganore shprehen se cdo ditë në vijim pritet një fluks i madh emigrantësh. Vetëm këtë fundjavë që sapo kaloi në pikën doganore të Kapshticës kanë hyre rreth 15 mijë shqiptarë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›