Kthehen emigrantët, fluks në dogana

Pasi kanë kaluar pushimet dhe festën e Shën Mërisë në Shqipëri, fluksi i emigrantëve është drejtuar drejt vendeve të punës. Kështu në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, fluksi i emigrantëve është në drejtim të Greqisë. Sipas të dhënave zyrtare pranë kësaj pike kufitare vetëm 24 orët e fundit në drejt Greqisë kanë kaluar rreth 5000 persona me rreth 1600 automjete. Pala shqiptare dhe ajo greke punojnë me 6 sportele, ndërsa ritmet e punës janë të kënaqshme. Sipas të dhënave nga Kapshtica nga data 1 gusht në territorin e Shqipërisë kanë hyre rreth 100 mijë persona, të cilët pritet që të rikthehen në vendet e tyre të punës po nga kjo pikë kufitare.