E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, tifozët maqedonas sulmojnë shqiptarët

Gjithçka ka nisur rreth orës 15:00 kur tifozët maqedonas kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve shqiptarë të Nerezit.

Sipas pohimeve të banorëve, vandalët maqedonas kanë hyrë nëpër oborret e shtëpive shqiptare dhe fizikisht i kanë sulmuar.

Banorët e Nerezit, thonë se policia ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja por nuk ka ndërmarr masa t'i pengojë huliganët që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.

Policia ka konfirmuar se vandalët që kanë shkaktuar këtë incident janë tifozët e klubit futbollistik "Vardar" të quajtur "komiti".

MPB-ja bënë të ditur se janë marrë masat për zbardhjen e rastit me ç'rast dhjetëra persona janë thirrur në biseda informative.

start/lajmpress

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›