Rama: Do rikandidoj për kreun e PS-së

Kryesocialisti Edi Rama ka folur për herë të parë për kreun e PS-së në një intervistë për gazetën "Shekulli", duke deklaruar se do të rikandidojë për kreun e PS-së. Duke komentuar heshtjen pas zgjedhjeve, Rama siguroi se ka dëgjuar të gjitha zërat pro dhe kundër në selinë rozë po ashtu ka analizuar të gjitha mendimet në PS. Kreu i selisë rozë, u shpreh se Partia Socialiste do të synojë zgjedhje të parakohshme.