E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen emigrantet kerkojne shtepi me qira

Kriza në vendet fqinje po kthen emigrantët shqiptarë përfundimisht. Kësaj herë si tregues për këtë dukuri shërbejnë të dhënat nga Shoqata e Ndërtuesve Shqiptarë, sipas të cilëve dhjetra emigrantë kërkojnë të vendosen në apartamente të reja me qira.

Ilir Hebovija, nëndrejtor i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuese tregon se ndryshe nga vitet e shkuara, këtë verë emigranëtët interesohen të qëndrojnë, por nuk janë të vendosur të investojnë në blerjen përfundimtare të një banese.

Për sa i përket shitjes së apartamenteve, ndërtuesit tregojnë se situata vijon të jetë e njëjtë si në katër vitet e e fundit, pra numërohen qindra apartamente të reja të pashitura në të gjithë vendin.

Kërkesa për të marrë apartamente me qera, që përkon edhe me nisjen e sezonit të universiteteve ka çuar rrjedhimisht edhe në rritje të çmimeve të çmimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›