E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Eto’o

Samuel Eto’o do të përfundojë suspendimin e gjatë ndërkombëtar në muajin e ardhshëm, pas marrjes së ftesës nga Kameruni për të luajtur në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Kupën e Afrikës kundër Ishujve Cape Verde.

Sulmuesi 31 vjeç ishte dënuar për tetë muaj pasi udhëhoqi një bojkot të ekipit në nëntor për bonuse të papaguara. Bojkoti u përcoll me anulimin e një miqësoreje në Algjeri.

Dënimi spekulohej se mund t’ia përfundonte karrierën ndërkombëtare, por Eto’o do të kthehet për ndeshjen e 8 shtatorit, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kamerunit. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Yaunde në tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›