Duff braktis Republikën e Irlandës

Mesfushori i Republikës së Irlandës, Damien Duff ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar.
33 vjeçari debutoi me skuadrën përfaqësuese në mars 1998 kundër Republikës çeke dhe ishte kapiten i Irlandës në paraqitjen e tij të fundit kundër Italisë në Euro 2012.
“Damien do të na mungojë shumë. Ai do të mbetet shembull për futbollistët që do të vijnë pas tij”, deklaroi selektori Giovanni Trapattoni në komunikatën e publikuar nga ueb faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Republikës së Irlandës.