E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani i ri ruan emrin e shoqërisë, ndryshon vetëm pronarin

Nga ILIR CARA

Pas largimit të Albert Xhani, aksionet e tij do të shiten, për të cilat interesohet ortaku i tij Paro Laçi dhe një grup biznesmenësh, që për momentin përfaqësohen nga Lulëzim Sallaku

Me anë të një deklarate të bërë dje për mediat është bërë e ditur se Albert Xhani nuk do të jetë më pjesë e Partizanit dhe 60 % të aksioneve që ai zotëron tek shoqëria akionare Partizani sh.a do ti nënshtrohen tregut.

Ortaku i Xhanit në shoqëri, Paro Laçi ,që zotëron 40 % të aksioneve ka pohuar se me ligj ka të drejtën e parableries së aksioneve të Albert Xhanit.

Siç e kam thënë edhe një ditë më parë Albert Xhani ma ka komunikuar largimin e tij nga Partizani dhe nxjerrjen në shitje të aksioneve. Paraprakisht më lind e drejta e parablerjes së këtyre aksioneve, por së pari pres një shkesë zyrtare të Xhanit, që i jep viston daljes në treg të aksioneve.

Për këtë gjë po konsultohem edhe me avokatë dhe të hënën do të vendoset në se do të jem unë ai që do të blejë aksionet e Xhanit duke u bërë zotëruesi i plotë i aksioneve të shoqërisë, apo do të jenë biznesmenë të tjerë, që do të bëjnë këtë proces.

Për këtë çështje po punohet intensivisht, madje dje kam pasur një takim edhe me Lulëzim Sallkau, i cili përfaqëson një grup biznesmenësh, që janë të gatshëm për të marrë paketën e aksioneve që zotëron Xhani në shoqëri.

E hënë do të jetë ajo që do të vendosë për aksionet e Xhanit, por gjërat janë në sensin e duhur pozitiv dhe Partizani i ri do të funksionojë në rregull, sipas të gjitha ligjeve.

Por punojmë edhe me ekspertë kontabël, të cilët do të merren me politikat financiare, në mënyrë që kaosi të marrë fund një herë e mirë. Partizani i ri do të vijojë të funksionojë si pjesë e shoqërisë së mëparshme, Partizani sh.a, por ajo që do të ndryshojë është pronari.

Pra me tu bërë kalimi i përqindjeve që zotëron Albert Xhani në shoqëri, menjëherë do të bëhen ndryshimet e duhura në shoqëri, ndryshme të cilat do të regjistrohen me një herë edhe në QKR (Qendra  Kombëtare e Regjistrimit),- u shpreh për Sportin shqiptar aksionari i të kuqve, Paro Laçi, që për momentin bën rolin e administratorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›