E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Malaga, me pankarta "Uefa Mafia"

Malaga është kthyer nga udhëtimi në Borusia Dortmund pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Skuadra spanjolle ka gjetur në aeroport tifozët e saj të cilët kanë ndarë zhgënjimin e eliminimit të dyshimtë.

Tifozët spanjoll kanë kënduar gjatë gjithë kohës këngë kundër UEFA-s dhe Michel Platinit."UEFA është mafi, Platini është njeri i shitur" ishin disa nga thirrjet e tifozëve të Malaga.

Edhe pankartat kundër UEFA-s nuk mungonin duke e quajtur atë "UEFA Mafia"./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›