E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika: Te Partizani funksionon grupi

Partizani likaNga Edmond Sufaj

Trajneri i demave të kuq shprehet i bindur për triumf në ndeshjen e sotme ndaj Gramshit në fushën asnjëanëse të Elbasanit

Partizani do të luajë sot ndaj Gramshit në transfertë, ndeshje e cila do të luhet fushën asnjëanëse të Elbsanit për shkak të pzullimit të fushës së gramshiotëve. Partizani vjen në këtë sfidë pas fitores ndaj mamurrasit, një ndeshje e fituar në minutat e fundit.

Ky trepikësh i dha ekipit qetësinë e duhur, pasi të kuqtë ruajtën diferencën prej pesë pikësh me ndjekësen më të afërt, Pogradecin, si dhe likujduan mamurrasin në luftën për vendin e dytë, që tashmë duket pronë e skuadrës legjendare të kryeqytetit.

Ardhja në krye e trajnerit Hasan Lika I ka dhënë një tjetër ritëm skuadrës, e cila tashmë është kthyer në një skuadër për tu mundur në këtë kampionat, pasi në pesë ndeshjet e drejtuara prej tij, skuadra ka arritur katër fitore dhe një barazim.

Forca e e këtij ekipi ka qëndruar te grupi, I cili ka dhënë më të mirën e tij në ndeshjet e luajtura në këto javë, theksoi Lika, i cili thekson gjithashtu se ekipi I tij ka përfituar dhe nga gabimeet e kundërshatarëve në ngjitjen në renditjen e përgjithshme.

Duhet të theksojmë që rezultatet tona pozitive janë shoqëruar edhe me hapat e gabuara të kundërshatrëve tanë, të cilët kanë humbur shumë pikë në ndeshjet e tyre, theksoi Lika për Sportin Shqiptar.

Skuadra me më shumë tifozë në vend do të ushëtojë sot në drejtim të Elbasanit ku do të ndeshet ndaj Gramshit. Kjo sfidë është një nga më të vështirat që ka skuadra kryeqytetase në javët e mbetura. Fakti që kjo sfidë do të luhet në një fushë asnjëanëse, mund të quhet dhe një factor pozitiv për ekipin e Partizanit, por trajneri Lika nuki mendon në këtë mënyrë.

Ndeshet janë të gjitha njësoj, ku duhet mund për tI fituar kur luhen brënda fushe, jashtë saj dhe në fusha asnjëanëse. Kjo sfidsë është e vështirë, porn ë shkojmë për të marrë maksimumin në këtë përballje, fitimi I tri pikëve do të na mundësonte siguri për objektivin tonë në këtë kampionat, tha Lika.

Edhe kjo ndeshje e slkuadrës prietet të mbësghtetet nga shumë tifozë të saj, të cilët kanë qenë një shtysë e madhe për ekipin në sfidat e kitij kampionati. Në ndeshjet në vijim, skuadra e kuqe ka një calendar të favorshëm, pasi me shumë mundësi do të përballet me skuadra që tashmë nuk kanë objektiva të qarta në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›