Kthehet në Afrikë

Me ftesë të presidentit të Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të partisë më të madhe jugafrikane, Kongresi Kombëtar Afrikan (African National Congress).
Në këtë ceremoni jubilare, e cila do të fillojë më 7 janar, në qytetin Bloemfontein të Afrikës së Jugut, pritet të marrin pjesë më shumë se 46 presidentë nga shtete të ndryshme të botës.
Në një njoftim të lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, njoftohet se përveç takimit me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli pritet të takohet edhe me udhëheqës të tjerë shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Kongresi Kombëtar Afrikan, është parti e cila është themeluar në vitin 1912, ndërsa synimi i saj në vazhdimësi mbetet ndërtimi i një shoqërie pa dallime raciale, gjinore, apo kombëtare.
Udhëheqës aktual i kësaj partie është presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.