Panetta synon reduktimin e ushtrisë
_681990.jpg)
Mirëpo, Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej të ulnin edhe numrin e aeroplanmbajtëseve - që aktualisht është 11.
E gjithë kjo doli si rrjedhojë, pasi që zyrtarët e Pentagonit dhe analistët ushtarakë debatuan rreth propozimeve buxhetore të sekretarit Panetta.
Sekretari Panetta është në përgatitje e sipër të strategjisë që parasheh një ulje disa miliardë dollarëshe të buxhetit të Pentagonit. E njëjta pritej të zbardhje gjatë ditës së enjte sipas kohës lokale, gjatë një konference për media në Departamentin e Mbrojtjes në Washington, kur edhe presidenti Obama do të bëjë vërejtjet e tij në Pentagon lidhur me propozimet e Panetta’s dhe të gjeneralit Martin E. Dempsey, i cili është kryesues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA. Presidenti Obama nuk ka mbajtur asnjëherë më parë një takim me gazetarë në Pentagon, ndërkohë që zyrtarët e administratës së tij pohojnë se as ata nuk e dinë se një gjë të tillë ta ketë bërë ndonjë president para tij.
Prezenca e presidentit Obama atje gjatë vitit elektoral paraqet një përpjekje për vendosjen e tij prapa strategjisë së re ushtarake të vendit, e cila do të ulë vëmendjen e Pentagonit nga luftërat e shtrenjta në Irak dhe Afganistan dhe do të rifokusohet në kërcënimet e reja që vijnë nga Kina, pa e injoruar kotu as kërcënimin që vjen nga Irani.
Ekspertët ushtarak të afërt me mendimet e sekretit Panetta thonë se presidenti Obama e ka kundërshtuar reduktimin e flotës së aeroplanmbajtëseve amerikane në 10, nga 11 sa janë aktualisht, për shkak se ai e sheh si të nevojshme që SHBA të kenë fuqi të mjaftueshme në Oqeanin Paqësor – në formë të një kundërpeshe ndaj Kinës.