E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajax kërkon femra dhe fëmijë në stadium

Ajax Amsterdam ka kërkuar nga Federata holandeze e Futbollit (KNVB) të lejojë femra dhe fëmijë të përcjellin ndeshjen e përsëritur “prapa dyerve të mbyllura” kundër AZ Alkmaarit më 19 janar, të vlefshme për Kupën e Holandës.

Takimi ishte zhvilluar më 21 dhjetor, por u ndërpre pas 37 minutash, kur një tifoz i Ajaxit hyri në fushë dhe sulmoi portierin e AZ Alkmaarit, Esteban, i cili më pas ishte përjashtuar për reagim. Kartoni i kuq më pas u anulua.

“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë kërkesën e tyre, por kemi kërkuar nga Ajaxi të krijojë një plan se si do të realizojë këtë ide dhe në çfarë rrethanash”, thuhej në komunikatën e KNVB-së të publikuar të enjten.

Në shtator të vitit të kaluar, klubi turk, Fenerbahce ishte lejuar të përcillet nga femrat dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç në një ndeshje që ishte urdhëruar ta zhvillonte në stadium bosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›