Suker këshillon Modriçin t’i bashkohet Realit

Ish sulmuesi i Kroacisë, Davos Suker shpreson që bashkëkombësi i tij Luka Modriç do ti bashkohet ish skuadrës së tij, Real Madrid.
Modriç spekulohet me largim nga Tottenhami pas shkarkimit të menaxherit Harry Redknapp. Mesfushori i talentuar kërkohet edhe nga Manchester United dhe Chelsea por Suker shpreson ta shehë Modriçin te gjiganti madrilen.
“Si president i ardhshëm i Futbollit kroat do të më pëlqente të shoh Modriçin në Real Madrid”, deklaroi Suker për të përditshmen sportive spanjolle Marca.