E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet nga Anglia, ndalohet per kontrabande

Vlore- Nje 30-vjecar me banim ne Angli eshte ndaluar ne portin e Vlores diten e djeshme, per shkak se nuk kishte deklaruar ne piken doganore nje sasi prej 120 celularesh dhe disa kamera sigurie. Sipas burimeve zyrtare te Policise Kufitare, K. Capi eshte ndaluar ne momentin qe kishte kaluar nje njesi doganore ne terminalin e portit. Pasi ka kaluar postbllokun e pare, 30-vjecari ka vijuar rrugen, por dyshimi i policise se mund te kishte dicka qe nuk shkonte ne automjetin e tij tip "Mercedes", beri qe kontrolloret e policise kufitare te konstatonin sasine e celulareve te cilet ishin kryesisht te markave te fundit. Blute kane njoftuar koleget e tyre dhe i kane kerkuar informacion nese emigranti i kishte deklaruar apo jo celularet, por pergjigja e autoriteteve doganore ka qene negative. Sipas policise, Capi rrezikon te humbase te gjithe mallin qe kap nje vlere te konsiderueshme parash, ndersa ndaj tij eshte ngritur akuza e "kontrabandes" dhe rrezikon gjoben.

O. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›