E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja, i fal Shendetesise spitalin dhurate te grekeve

Gjirokaster- Ministria e Mbrojtjes i "fal" asaj te Shendetesise Spitalin Ushtarak te Gerhotit ne Gjirokaster, dhurate e partnereve greke. Diten e djeshme, ne nje ceremoni te vecante, institucioni ushtarak i kaloi godinen ne administrim spitalit te Gjirokastres. Te pranishem kane qene ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministrja e Shendetesise, Anila Godo, deputeti i zones dhe ministri i Ekonomise, Genc Ruli etj. "Kjo ceremoni ndodh, ne me pak se nje jave qe na ndan nga nje event madhor per gjithe shqiptaret, per kombin shqiptar, sic eshte anetaresimi me te drejta te plota i Shqiperise ne NATO", ka pohuar ministri Oketa. "E lidh kete ceremoni te sotme me ate ngjarje,-ka vijuar ai- pasi kjo ceremoni e sotme deshmon nje dimension tjeter te forcave te armatosura, jo ato te cilat pak a shume brezi para viteve 90-te, ka ne memorien e tij". Nderkohe qe per ministren e Shendetesise, Anila Godo kjo ceremoni perben nje ngjarje te vecante. "Marrim nje dhurate te bukur nga Ministria e Mbrojtjes, qe eshte nje spital me nje infrastrukture dhe pajisje te nje niveli bashkekohor. Transferimi ne kete godine i nje sherbimi aktual te spitalit te Gjirokastres, do te beje qe edhe per spitalin rajonal te kete me shume frymemarrje, me shume hapesira dhe sherbimeve", tha ministrja. Gjate kater viteve te funksionimit te tij, prane ketij spitali jane vizituar falas 17 mije paciente, nderkohe qe jane realizuar 40 mije vizita mjekesore. Prane ketij spitali kane marre mjekim dhe kura shendetesore 1.300 paciente.

Spitali

Spitali Ushtarak i Gerhotit u cel ne vitin 2004, si pjese e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe asaj greke. Gjate ketyre viteve ne te ka sherbyer nje personel mjekesor grek i perbere nga 34 mjeke, 100 infermiere dhe 96 specialiste te mjekesise. Aktualisht spitali ka nje kapacitet prej 45 shtreterish dhe 4 laboratore.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›