Makina prek telat e energjise, vdes shqiptari
ATHINE - Nje shqiptar ka humbur jeten ne Greqi, per shkak te nje aksidenti me automjetin ne te cilin po udhetonte. Makina ka prekur telat e korrentit dhe iu ka marre jeten personave qe ishin ne te. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se djeshme, nderkohe qe nuk eshte bere i ditur emri i viktimes. Policia e shtetit helen ka deklaruar se, se bashku me shqiptarin ishte dhe nje grek, i cili gjithashtu ka gjetur vdekjen nga perplasja e rende. Burime policore lokale, bejne te ditur se makina me te cilen po levizte 33-vjecari shqiptar, preku telat e tensionit te larte, gje qe ka qene fatale per jeten e tij. Dy viktimat punonin per nje shoqeri transporti. Ata ishin duke udhetuar ne drejtim te Athines, kur automjeti ka prekur ne telat e energjise. Kjo gje ka qene fatale per dy burrat qe ishin ne makine. Mesohet se ata, ishin duke udhetuar per pune ne momentin kur ka ndodhur ngjarja e rende. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise qe kane nisur hetimet dhe shkaku i pare qe ata kane dhene ne lidhje me kete ngjarje, ka qene kontakti i makines me telat e tensionit te larte, qe ishin anash rruges. Nderkaq qe trupat e dy viktimave jane derguar ne morg, ku i jane nenshtruar ekzaminimeve te tjera. A. C