E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthesa e Kasharit, përplasje për pronat mes dy palëve

Ky është konfrontimi midis ekspertëve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe punonjësve të një biznesi. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Kasharit. Në orën 13:00 fadroma e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik ka ndërhyrë për të prishur ndarësen të rrugës dytësore me token, me arsyetimin se kjo rruge dytesore do te zgjerohet.Punonjësit e biznesit kanë dalë përpara fadromës dhe nuk kanë lejuar ndëryrjen.
 

Përplasjet mes palëve kanë zgjatur më shumë se 1 orë, ishin efektivët e policisë së komisariatit nr 6 që ndërhynë për të vendosur në kontroll situatën.
 

Nga ana e saj Inspaktoriati Ndërtimor e quan si ndëryrje të ligjshme, për shkak të një urdhëri të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme të rrugëve për zgjerimin e aksit dytësore Vorë-Kashar. Ky vendim i është treguar edhe palëve të biznesit.
 

Më pas, fadroma e Inspektoratit ka hequr llamarinat ndarëse. Avokati i një prej bizneseve, pretendon se kjo hapësirë është në pronësi të tij dhe jo tokë shtetërore.
 

Edhe pas kësaj ndëryrje konfliki mes palëve ka vazhduar sepse administratorët e bizneseve thonë se nuk është e përcaktuar në vendim se në cilin segment do ndërhyhet dhe se po shkelet në tokën e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›