Totozani-LDKP: Homoseksualët do të respektohen me ligj

Pesë deri në 10 përqind e popullsisë në Shqipëri janë homoseksualë. Këtë shifër e bëri të ditur Altin Hazizaj,
njëri nga përfaqësuesit e Ambasadës Pinke. Sipas tij komuniteti më i diskriminuar në Shqipëri, edhe nga institucionet shtetërore është ai i LDKP-së.
Në takimin që një grup i këtij komuninteti LDKP patën me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ata bënë të ditur që në 17 Maj, në ditën kundër homofobisë, do të organizojnë një sërë aktivitetesh sensibilizuese.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, deklaroi se në të ardhmen do të nënshkruhet një marrveshje për respektimin e të drejtave të komunitetit LDGP.
Zyra e Avokatit t ë Popullit do të ndërmerret një raport për të analizuar kuadrin ligjor në Shqipëri, i cili do ti dorëzohet Parlamentit bashkë me rekomandimet përkatëse.