E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, ndihmë për fëmijët me aftësi të kufizuara

AMC ka qenë pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore, të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”, duke investuar në kompletimin me kompjutera dhe video projektor falë së cilës tashmë këta fëmijë kanë mundësi të mësojnë në mënyrë individuale.
 

Janë plot 100 fëmijë të moshës nga 6-18 vjec që gëzojnë këtë mundësi mësimi që ka ofruar AMC në 11 klasa të ndryshme. E pranishme Zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj, përgëzoi kompaninë AMC për këtë kontribut.
 

Përmes projekteve dhe investimeve të njëpasnjëshme AMC synon të ndihmojë dhe mbështesë fëmijët me nevoja të vecanta në të gjithë Shqipërine si edhe institucionet që kujdesen për ta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›