E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthese historike ne bisedimet per klimen

Kanë marrë një kthesë historike bisedimet e klimës në Katar. Perspektiva tani është që vendet e pasura të kompesojnë të varfrat për humbjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike.

Shtetet e Bashkuara iu kundervune egersisht nje mase te tille, thote BBC, me argumentin se kostoja do te ishte e pallogaritshme. Debatet vazhduan per ore te tera, pas kesaj deklarate te deshperuar te drejtuesit te konferences, Abdullah al Atijah mbremjen e se premtes.
 
“Zgjidhja eshte ne doren tuaj. Me jepni zgjidhjen, me jepnin bekimin tuaj pastaj mund te largoheni. Ju lutem te ktheheni ne oren 11.00 me tym te bardhe”, u shpreh Abdullah bin-Hamad al Attiyah, kryetar i konferences.

Perplasjet mbi parimin e humbjes dhe demit vazhduan pergjate gjithe nates dhe oret e para te mengjesit te sotem u hartua teksti final per negocim.Ishujt e vegjel qe rrezikojne permbytjen deklaruan se do te braktisin takimin nese Amerika e bllokon marreveshjen me veton e saj. Pozicioni i Bashkimit Europian ende nuk eshte perfundimtar, por nga sa kuptohet deri tani edhe mund ta pranoje tekstin.

Shtetet e Bashkuara nga ana tjeter ka shume gjasa te kerkojne mbeshtetjen e ndotesve te tjere te medhenj, si Kanadaja, qe mund te gjendet edhe ato perballe pergjegjesive qe rrjedhin nga ndryshimet klimaterike. Nese Amerika mbetet e vetme ne kete lufte, atehere negociatoret e saj do te vendosen perbale nje dileme te veshtire: ose t’i nenshtrohen shumices e te pranojne qe vendet shkaktare te ndryshimeve klimaterike duhet te kene edhe pergjegjesi morale ndaj kombeve te demtuara prej saj, ose te refuzojne firmosjen e draftit. Ne nje rast te tille, Presidenti Obama do te akuzohet menjehere per hipokrizi, pas angazhimeve te veta publike per te punuar per zgjidhjen e ceshtjeve te klimes. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›