E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korbi i Poes

Edgar Allan Poe vdiq në Baltimore në tetor të vitit 1849. Sipas version zyrtar, ai vdiq nga dëfrimi dhe dëshpërimi”. Tani në vitin 2012, regjisori James Mcteigue do të bëjë një film të zhanrit aksion, që bazohet në poezinë e tij “The Raven” (Korbi), i cili javën që vjen pritet të shfaqet në DigiGold.

Qyteti i Baltimores, shekulli i 19-të. Gjithë qyteti është pushtuar nga frika e një vrasësi të pashpirt, i cili masakrimet e tij i bazon në veprat e shkrimtarit Edgar Allan Poe.

Një hetues i ri do t’i kërkojë ndihmë vetë shkrimtarit dhe së bashku ata do të bëjnë të pamundurën për të kapur sa më parë kriminelin.

Pra, filmi është një imagjinatë e Poes për fundin e jetës së tij, si një luftues i krimit që do të vihet në gjurmë të një vrasësi serik ku në skuadër ka agjentë, të cilët dinë të ndjekin krimin.

Ky film ndoshta është bërë më shumë për vetë Poe, pasi që ai konsiderohet si themelues i zhanrit të letërsisë triler, edhe pse nuk ishte një njeri që mund ta shpërthente dikë. Kjo duket se ka nxitur një vrasës serik që të bëjë vepra sadiste kundër Peo, (i cili karakter luhet nga John Cusack). Dikush sigurisht është një person që aq shumë e lexon shkrimtarin sa që inspirohet për krim nga vepra e tij.

Ky “dikush” në mënyrë të baraspeshuar i referohet regjisorit McTeigue dhe skenaristëve të filmit Ben Livingston dhe Hannah Shakespeare.

Ata ventilojnë dhe animojnë poezinë “The Raven” (Korbi) duke e bërë kështu një film që është atribut edhe për studiuesit e Poes, të cilët e kujtojnë biografinë e tij si një lojë interesante me fantazinë që ai përdor në vargje.

Këtu kalërojmë me kënaqësinë dhe përshtatje e vrasësve për ekran nga përrallat që i zëvendësojmë ato sikurse në versionin gotik në filmat “Jeopardy!” “What is ‘The Cask of Amontillado’?” “Who is ‘Marie Roget’?” “What is ‘The Masque of the Red Death’?”, etj.

“The Raven” për shumë kritikë është vlerësuar se mund të shërbejë si një projekt pilot për serial televiziv, duke përdorur shkrimtarin e ngatërrestar ndryshe me një narracion tamam për film. Si rezultat për vetë Poe, regjisori McTeigue në një mënyrë i bën homazh adaptimi të hershëm të viteve të ’60 nga Roger Corman, i cili bëri një kryevepër me një buxhet të vogël dhe e quajti filmin Grand Guignol.

Filmi është me skena plot jetë, plot katarzis dhe përcillet me një atmosferë histerike të kohës viktoriane amerikane. Baltimore parafytyrohet si një qytet me mjegull dhe gurë të lagësht, me pyje të errëta, aristokraci të kalbur dhe ambient i përshtatshëm për korrupsion, një vend që më sa duket ka qenë kështu para 150 viteve apo më shumë.

Zemra e filmit është në vendin e duhur (për të cilin mund të themi se vazhdimisht të mposhtë me dërrasat e dyshemesë që ta shtinë frikën në palcë). E vërteta letrare është në rregull, kurse ndikimi i filmbërësit vjen nga alkooli, bota e kotë e kulturës në mes të shekullit XIX që është e mbushur me bojë të errët dhe gazetat sentimentaliste dhe revista gojëndyra mbi të cilët letërsia amerikane zë fille. Filmi është një provë e kësaj. Mirëpo, nëse Poe ishte i varur nga alkooli, djali i keq dhe tragjik i letrave amerikane, po ashtu ishte një djalë pedant dhe esnaf i disiplinuar. Në këtë rast, pavarësisht detaleve të tij biografike, “The Raven” e bën atë një dështak.

“Është një gabim radikal, mendoj, një model i pazakonshëm i konstruktimit të një tregimi”, shkrua po në “Filozofinë e vargimit”, që ndoshta për kohën jo, por kjo ishte një ese e çmendur, shumë e madhe, në të cilën shkrimtarët e rinj ende përfitojnë nga ajo. Shumë shkrimtarë mundohen të kalojnë përmes “ngjarjeve goditëse” të narracionit dhe të mbushin hapësirat e dialogut, përshkrimit dhe kritikës.

“Unë preferoj të filloj nga efekti”, thotë Poe, duke theksuar të pazakontën. “Nga efektet e panumërta, apo impresionet në të cilat zemra, inteligjenca apo shpirti është i prekshëm, unë e zgjedh atë të duhurën?”.

Fatkeqësisht “The Raven”, nuk është i bazuar në një skenë, pasi që është preferuar bërja e filmit me efekte të ndryshme gjersa ka ardhur deri tek lëmshi dhe incidentet që të lënë pa frymë. Motivi i Poes në kërkim të vrasësit nuk është vetëm një plagë për krenarinë e letërsisë, por po ashtu një dashuri, për ndjeshmërinë e të fejuarës së tij, Emily (Alice Eve).

Devotshmëria e çiftit nuk ka hapësirë sepse temperamenti dhe varja nga alkooli e Poe dhe loja e mirë e Kusack bën që të kemi një film dhe një karakter që do të mbahet mend.

Poe, shkroi poezi dashurie, kritikë letrare dhe skeçe humori dhe përralla me “mister dhe horor”. “The Raven” përpiqet t’i përmbledh të gjitha këto motive duke e bërë një film.

“The Raven” do të shfaqet në DigiGold gjatë javës së dytë të dhjetorit dhe adhuruesit e filmave dramë nuk do të zhgënjehen nëse e porosisin atë.

--------

The Raven

Regjia: James McTeigue; Skenar: Hannah Shakespeare dhe Ben Livingston; drejtor i fotografisë: Danny Ruhlmann; montazha: Niven Howie; muzika: Lucas Vidal; dizajner: Roger Ford; kostumet: Carlo Poggioli; producent: Marc D. Evans, Trevor Macy dhe Aaron Ryder; Distributor: Relativity Media. Kohëzgjatja: 1 orë e 50 minuta.

Aktorë: John Cusack (Edgar Allan Poe), Luke Evans (Detektivi Emmett Fields), Alice Eve (Emily Hamilton), Brendan Gleeson (kapitetni Charles Hamilton), Kevin R. McNally (Henry Maddox), Oliver Jackson-Cohen (oficeri Cantrell) dhe Jimmy Yuill (kapiteni Eldridge).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›