Pushimet e tymosura

Kanë kaluar vite që nga aventura e tyre e fundit dhe Haroldi e Kumari e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin me shokë të tjerë. Por, kur Kumari shfaqet në shtëpinë e Haroldit me një pako misterioze, aksidentalisht ata djegin pemën e Krishtlindjes.
Tani për ta zëvendësuar atë, do të ndërmarrin një mision përmes gjithë New Yorkut dhe si zakonisht telashet dhe skandalet do t’i ndjekin kudo ku ata shkojnë.
Sportistët më të mirë e njohin atë. Udhëheqës politikë dinë për të. Kështu është edhe hyrja e “A Very Harold & Kumar 3D Christmas”, ku shikuesi e di për çfarë bëhet fjalë dhe menjëherë si të fillojë filmi ata do të bazohen në thënien: Pavarësisht sa të mirë jeni dhe çfarë bëni, gjithmonë është dikush më i ri dhe më i uritur që dëshiron të ngrihet, duke kërcënuar turmën dhe përkrahësit tuaj.
Haroldi (John Cho) dhe Kumari (Kal Penn) janë duke u çlodhur nga përdorimi i drogës, mirëpo në këtë rast në pjesën e tretë të filmit të tyre ata kanë në prapaskenë nga një bebe. Ky fëmijë, që është fëmija i shokut më të mirë të Haroldit, aksidentalisht zvarritet nëpër dysheme duke bërë problem dhe këtu fillon edhe odiseja e Haroldit dhe Kumarit, sepse ligji për mirëqenien e fëmijëve dhe kujdesi i tyre duhet të jetë maksimal.
Sido që të jetë, filmi fillon me Haroldin dhe Kumarn kësaj radhe të ndarë dhe në kërkim të shokëve të rinj. Harold jeton sikurse një i martuar: Kumari vazhdon të mbetet Kumari i mëparshëm.
Humori fillon pikërisht kur një pako misterioze i bashkon përsëri ata.
Mandej tregimi zhvendoset në peripecitë e tyre të vështira dhe kërkimin për pemën e Krishtlindjeve.
Regjisor i filmit është Todd Strauss-Schulson, që e punon këtë film në format 3-D duke bërë një film interesant përderisa publiku kënaqet duke i parë atë sidomos në luftën e tyre me tymin, shurupin dhe plot gjëra të tjera.
Ata të cilët kanë para pjesët e mëparshme të këtij filmi si; “Harold & Kumar Escape From Guantanamo Bay”, ku në të mund të thonë se nuk kanë parë Neil Patrick Harris, në këtë film do të shihni një “Guantanomo” të vërtetë.
Duke filluar nga bebeja dhe skenat me “pemën e Krishtlindjeve” shikuesit do të ndihen të bekuar nëse e shohin këtë film. Së paku ai nuk do ju mërzit, përkundrazi do ju bëj që të qeshni shumë.
“A Very Harold & Kumar 3D Christmas” në javën e dytë të dhjetorit në DigiGold që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.
---------
A Very Harold & Kumar 3D Christmas
REGJIA: Todd Strauss-Schulson
SKENARI: Jon Hurwitz, Hayden Schlossberg
AKTORË: Kal Penn, John Cho, Neil Patrick Harris, Danneel Harris, Paula Garcés, Isabella Gielniak, etj…