E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthim prapa 8211 Rifillojne gjyqet ushtarake ne Guantanamo

Fot ilustruese burgu i Guantanamos

Nga Daniel Scheschkewitz

E enjte 9 mars 2011 NOA- Ne te vertete Obama donte ta mbyllte kampin amerikan te te burgosurve Guantanamo. Tani as qe behet me fjale per kete edhe gjyqet ushtarake do te rifillojne.

Menjehere pas ardhjes se tij ne post ne fillim te 2009-es presidenti Barack Obama i pati pezulluar proceset e diskutueshme ushtarake kunder te dyshuarve per terrorizem.

Bashke me paralajmerimin se donte ta mbyllte kampin e te burgosurve Guantanamo brenda nje viti ky ishte sinjali i shpresuar ne luftimin e terrorizmit presidenti i ri donte te ndahej nga politika shperfillese per te drejtat e njeriut e paraardhesit te tij George W. Bush dhe ta rikthente Ameriken ne udhen e virtytit.

Por dy vjet me vone opinioni boteror dallon se eshte mashtruar. Obama as nuk e ka mbyllur deri tani kampin e diskutueshem as nuk i ka hequr gjyqet ushtarake. Madje as nje baze ligjore e qendrueshme per to e cila do t8217i kishte hije shtetit te se drejtes SHBA nuk eshte arritur te krijohet deri tani.

Dhe ende 170 te burgosur presin ne bazen kubane per lirimin e tyre ose per procesin qe u takon. Por meqenese deri tani asnje shtet i se drejtes ne kete bote nuk eshte shprehur i gatshem per t8217i pranuar te burgosurit Obames i mbetet procedura e vjeter e diskutueshme sipas te ciles tani do te zhvillohen madje procese te reja. Thjesht lirimi i organizatoreve te supozuar te atentateve terroriste te 11 shtatorit nuk eshte opsion.

Obama e ka trasheguar prej paraardhesit te tij Bush problemin e pazgjidhur te luftetareve armiq te zene rob por nderkohe ai duhet ta marre vete pergjegjesine per te. Edhe kur kishte ende shumicen ne kongres ai nuk hartoi nje procedure ligjore e cila do te mund te kishte zevendesuar proceset ushtarake. Tani eshte teper vone per kete sepse republikanet e kane rifituar shumicen e tyre ne dhomen e perfaqesuesve dhe do t8217ia refuzonin miratimin nje ligji te tille. Ne planin e politikes se jashtme Obama duhet ta kishte shfrytezuar me mire castin e pershtatshem te ardhjes se tij ne detyre per te detyruar me shume aleate qe te pranonin te burgosur te supozuar te pafajshem.

Ne vend te kesaj Obama i cili ka rene politikisht ne pozita mbrojtese eshte kujtuar me sa duket te mbledhe vota per zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Nje vendim kunder njerit prej organizatoreve te atentateve terroriste te 11 shtatorit do te ishte per te i mireseardhur ne rast nevoje edhe sikur te mbante vulen namkeqe made in Guantanamo.

DW/NOA

Lajme te ngjashmeObama shenon rekord diplomatik dergon ambasador kinez ne KineUshtria Libiane tjeter sulm mbi kryengritesit anti-GedafKongresi Amerikan shkurton drastikisht buxhetin federalTermet politik ne Itali Wikileaks publikon dosje per BerluksoninKongresmenet leter Obames SHBA te kete rol aktiv ne bisedimet Kosove-Serbi Lidhje170 te burgosur barack obama burgosurve Guantanamo mbledhe vota presin lirimin procedimin

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›