E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i trupave nga Afganistani anulohet pritja nga Topi e Berisha

Ceremonia e kthimit ne atdhe te trupave te Kontingjentit Paqeruajtes Eagle 1 te cilet kryen per 6 muaj misionin e tyre ne Kandahar te Afganistanit nuk do te zhvillohet ne Rinas por ne Kryeministri. Konfirmimi ka ardhur dje ne mesdite nga zyra e shtypit e Ministrise se Mbrojtjes. Fillimisht ishte lajmeruar qe kjo ceremoni do te zhvillohej ne oren 07.30 ne aeroportin Nene Tereza ku do te merrnin pjese Presidenti Bamir Topi kryeministri Sali Berisha kryeparlamentarja Topalli ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe personalitete te tjera. Por rreth tre ore me vone nga njoftimi i pare ka ardhur nje i dyte i cili sakteson se ceremonia do te zhvillohet ne ambientet e Kryeministrise ne oren 10.00. Por ne kete njoftim te dyte nuk thuhet se kush do te marre pjese dhe as nese kreu i shtetit Bamir Topi do te jete i pranishem. I nisur qe ne muajin korrik te vitit 2010 ky kontingjent per here te pare ne historine e Forcave te Armatosura kreu nje nga misionet me te veshtira ne 8 vitet qe Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre ne favor te lirise dhe paqes. 44 oficere nenoficere dhe ushtare profesioniste efektive te Batalionit Special te Forcave Tokesore sherbyen ne kete mision ne operacione luftimi perkrah forcave speciale amerikane qe veprojne ne Afganistan ne kuader te operacionit ISAF duke perbere nje hop te ri cilesor ne shkallen e pjesemarrjes se trupave tona ne operacionet paqeruajtese thuhet ne nje njoftim te Ministrise se Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›