Rasmusen Denoj dhunen palet te gjejne zgjidhje paqesore
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmussen beri thirrje dje per rikthimin e dialogut konstruktiv mes qeverise dhe opozites ne vend. Ai denoi dhunen e 21 janarit dhe i kerkoi klases politike te gjeje konsensusin per ceshtjet e medha. Jam i shqetesuar per situaten ne Shqiperi jam informuar mbi te. Me vjen keq per humbjen e jeteve e denoj shume ate e denoj dhunen dhe u kerkoj te gjitha paleve qe te kerkojne zgjidhje paqesore per krizen politike. Shpresoj qe do te shikojme rikthimin e nje aktiviteti normal politik ne Shqiperi nje dialog konstruktiv mes qeverise e opozites dhe besoj se kjo eshte menyra e vetme per te ecur perpara u shpreh Rasmussen. Duke folur edhe si ish-kryeminister i Danimarkes ai tha se eshte shume e rendesishme gjetja e konsensusit per ceshtjet me te rendesishme te vendit. Me eksperiencen time te meparshme si kryeminister i nje vendi te vogel them se eshte e nje rendesie thelbesore per vendet e vogla qe te sigurojne nje konsensus te gjere mbi ceshtjet e medha politike dhe vecanerisht kur behet fjale per mbrojtjen politiken e jashtme dhe ceshtje ekonomike qe jane ceshtje te medha. Nuk do te interferoj per politiken e brendshme ne Shqiperi por u kerkoj te gjitha paleve qe te gjejne zgjidhje u shpreh me tej sekretari i pergjithshem i NATO-s. I pyetur nese ne vendin nga ai ka ardhur mund te ndodhte qe ne nje proteste te kishte kater viktima Rasmussen u pergjigj Kjo nuk do te ndodhte ne Danimarke. Danezet jane me te qete. Besoj se pyetja juaj eshte hipotetike.