Prifti ne tryezen e opozites Do jem ne grupin e PS-se
Kete fakt e pohoi vete Prifti pas takimit qe zhvilloi me kryetaret e partive opozitare te mbledhura dje ne mesdite. Une se shpejti do te bej kerkese qe te jem ne grupin parlamentar te PS-se. Nuk mund te vazhdoj te qendroj ne grupin e LSI-se tashme jam nje deputet i pavarur por pa diskutim ne ditet e ardhshme do te bej nje kerkese zyrtare per tu bere pjese e grupit parlamentar u shpreh Dritan Prifti. Ish-deputeti i LSI-se dje ishte i pranishem ne tryezen e koalicionit opozitar ku ka kerkuar mbeshtetjen e opozites ne betejen e tij kunder korrupsionit qeveritar. Ky eshte hapi i pare qe ish-ministri i Metes ben per tiu afruar Partise Socialiste qe prej largimit nga grupi parlamentar i LSI-se. Burime nga mbledhja e tryezes opozitare thane per Panorama se Prifti ka thene se do te vazhdoje bashkepunimin me Prokurorine per te denoncuar te gjitha aferat sipas tij qe jane bere ne Ministrise e Ekonomise para vajtjes se tij ne postin e ministrit por dhe pas largimit te tij. Por per te vazhduar kete beteje sipas tij Prifti ka kerkuar dhe mbeshtetje nga koalicioni opozitar dhe grupi parlamentar socialist. Ndersa kryetari socialist Edi Rama gjate fjales se tij ne takimin e djeshem mesohet te kete vleresuar kontributin qe Dritan Prifti ka dhene ne luften e opozites kunder kesaj qeverie te korruptuar permes denoncimeve te tij e vecanerisht videokasetes qe tashme eshte nen hetimin e Prokurorise. Pritet qe ne mbledhjen e ardhshme te grupit te deputeteve socialiste te diskutohet rreth bashkimit te Priftit me deputetet e PS-se. Deri pak para largimit te Dritan Priftit nga detyra e ministrit te Ekonomise Partia socialiste e akuzoi ate per afera ne shumen e 1.8 milion eurove te cilat sipas PS-se ish-ministri i kishte perfituar ne menyre te paligjshme nga shitja e aksioneve te nje fabrike e cila nuk kishte nisur ende nga prodhimi. Por ne pergjigje te ketyre akuzave te socialisteve Prifti akuzoi kryesocialistin Rama si konsumues te lendeve narkotike. Une kam folur dje edhe per disa vese te tij ne lidhje me perdorim substancash narkotike dhe po ju them se me syte e mi ne vitin 2002 dhe ne vitin 2005 e kam pare me pluhur te bardhe ne tavolinen e tij te punes ne bashki gje te cilen qe ne vitin 2002 dhe ne vitin 2005 ia kam thene lidereve te PS-se te asaj kohe dhe kam njerez qe e kane deshmuar qe ne ate kohe. Nuk kam nevoje per deshmitare sepse me syte e mi e kam pare kete gje ne zyren e bashkise te Edi Rames ka akuzuar Dritan Prifti kryesocialistin. Ne takimin e djeshem opozitaret kane vendosur te vazhdojne protestat deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje te re politike. Opozita vendosi qe ne 18 shkurt te zhvilloje ne Tirane nje proteste te madhe e cila do te kurorezohet pas perfundimit kete jave te protestave lokale dhe ne disa qarqe te tjera. Detajet e protestes se madhe te Tiranes nuk jane diskutuar pasi kjo mbetet te vendoset ne mbledhjen e ardhshme te koalicionit opozitar.
ARISTIR LUMEZI