Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/