Ktismata , sekuestrohen 22 kg hashash, pranga tre shqiptarëve

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin në flagrancë të 22 kg hashash dhe arrestimin e tre personave posedues të saj. Gjatë një kontrolli në rrugën Kakavijë- Janinë, në vendin e quajtur Ktismata janë vërejtur katër persona , me dy çanta me drogë , të cilët po tentonin të kalonin në këmbë në zonën e Ktismatës për t`iu shmangur kështu policisë. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve , të cilët konfirmohet se janë shqiptarë ndërsa i katërti është larguar nga vendi i ngjarjes .