Korac: Humbëm Kosovën, rrezikojmë dhe BE
Pak kohë ka mbetur që pushteti që po e zvarrit me vete Serbinë në izolim, në mënyrën e viteve `90, ta kthej politikën nxitëse në katastrofë, ka thënë kryetari i Unionit Socialdemokratik të Serbisë (SDU), Zarko Korac.
Ne duam ndryshim në politikën shtetërore, një politikë realiste ndaj Kosovës dhe vazhdimin e procesit të integrimit evropian, ka thënë Korac për Dnevnik.
Koraç është nënshkrues i deklaratës Ndryshimi, të mbështetur nga partitë politike, OJQ-të dhe figura të shquara publike serbe, të udhëhequra nga LDP.
Në lidhje me vlerësimin e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, i cili ka thënë se ftesa për ndryshim është ftesë për kapitullim, Korac ka thënë se është shqetësuese se si ministri jep deklarata që ngjajnë me ato të fundit të viteve `90 të shekullit të kaluar, “se çdo propozim alternativ politik është si një kapitullim dhe tradhti”.
"Për fat të keq, unë mendoj se Tadic ka bërë ashtu si ka dashur, dhe hyri në këtë qorrsokak në të cilën ne jemi. Tash jemi shumë afër politikës “as Evropa e as Kosova’, por unë shpresoj se në fund nuk do të jetë kështu. Kosovën e kemi humbur, tani mund ta humbim Evropën, që më 9 dhjetor të mos e marrim statusin formal të kandidatit për anëtarësim në BE