Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni tiranas
DURRES- Dje, një 35-vjeçar, biznesmen i njohur në Tiranë, është qëlluar nga një distancë fare e afërt me armë zjarri në qytetin e Durrësit, e për pasojë ka mbetur i vdekur në vend. Plaga ka qenë vdekjeprurëse pasi e ka marrë në pjesën e syrit duke i përshkuar në këtë mënyrë tej përtej kafkën. Autori i ngjarjes është treguar i kujdesshëm pasi është kujtuar të largojë nga vendi i ngjarjes gëzhojën e fishekut duke zhdukur një element të rëndësishëm nga vendi i krimit. Fillimisht, u mendua se viktima u ekzekutua me shotgun, por pastaj ky version u vu në dyshim pasi ekspertët thanë se vrasja mund të jetë kryer me një pistoletë të pajisur me silenciator. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë i shoqëruar me një person tjetër dhe të dy pas vrasjes, janë larguar nëpër rrugicat që përshkojnë atë zonë. Ende policia nuk është në gjendje që të përcaktojë shkakun e kësaj ngjarjeje si dhe autorët e saj. Për këtë është kërkuar edhe ndihma e homologëve nga Tirana pasi dyshohet që motivet e ngjarjes të kenë fije lidhëse(ose motiv) me Tiranën, vendbanimi i autorit. Paraprakisht konfirmohet se viktima ishte pronar apo bashkëaksioner në së paku 7 lokale apo biznese të njohura në Tiranë.
NGJARJA
Sipas policisë, në orën 13:00 të ditës së premte, në lagjen nr.4 të Durrësit, pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave është ekzekutuar me armë zjarri 35-vjeçari Gentian Zguri banor në qytetin e Tiranës. Sipas hetimit paraprak të kryer nga policia e Durrësit, rezulton se në momentin e vrasjes Zguri ishte në shoqërinë e një banori të qytetit të Durrësit kur një person i seksit mashkull është afruar në këmbë pranë tyre dhe e ka qëlluar Zgurin në pjesën e kokës nga një distancë fare e afërt. Plumbi i ka përshkuar atij kafkën duke hyrë në pjesën e syrit e duke i dalë në pjesën e pasme të kafkës. Goditja ka qenë fatale, pasi ai ka mbetur i vdekur në vend.
POLICIA
Policia e Durrësit e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e menjëhershme të 35-vjeçarit. Në xhepa ka gjetur letërnjoftimin ku shënohej emri Gentian Zguri nga Tirana. Policia ka sqaruar se ekspertët e saj nuk kanë mundur që të gjejnë gëzhojën e armës që ka qëlluar gjë që i ka çuar të mendojnë se autori ka qenë i kujdesshëm që të pastronte vendin e krimit nga provat materiale. Po sipas policisë, autori është afruar në këmbë dhe po në këmbë është larguar (vetë i dytë), duke përshkuar rrugicat që të çojnë te poliambulanca e qytetit ku mendohet se prej andej është larguar me një automjet. Uniformat blu thonë se viktima Zguri ishte i punësuar në një subjekt privat në qytetin e Durrësit dhe se në momentin e ekzekutimit pranë tij ka qenë një banor nga ky qytet, identitetet e të cilit policia nuk i ka bërë të ditura për shkak të hetimit të çështjes. Deri në orën 15:00 të ditës së djeshme ishin shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit 4 persona me cilësinë dëshmitarit okular.
Drejtuesit e policisë së Durrësit kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre nga Tirana për të zbardhur personalitetin dhe aktivitetin e viktimës Zguri.
Zguro, pronar apo aksioner në 7 biznese të njohura në kryeqytet
Gentian Zguri, 35-vjeçari i cili mbeti i vrarë dje në qytetin e Durrësit, rezulton të jetë ortak në të paktën 5 biznese. Gjithashtu, mësohet se Zguro ka qenë për disa kohë dhe menaxher i një prej lokaleve më të njohura në kryeqytet. 35-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në qendër të qytetit bregdetar, është pronar i një prej lokaleve më të frekuentuara në kryeqytet, "Rock N'Roll", lokal ky i ndodhur në rrugën "Sheh Ahmet Pazari" në Tiranë, i cili në shumicën e rasteve është i frekuentuar nga klientë VIP. Në bazë të këtyre dokumenteve mësohet se Zguri është aksioner dhe përfaqësues i ligjshëm i subjektit me emrin "Hymeri Kleemann", ku ai zotëron 30 % të aksioneve së bashku me 3 ortakë të tjerë. Referuar gjithnjë dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se ky subjekt e shtrin aktivitetin e tij në: Shitjen e ashensorëve të gatshëm, si dhe tregtimin, monitorimin dhe shitjen e ashensorëve, shkallëve të lëvizshme, si dhe mirëmbajtjen dhe çdo shërbim tjetër në lidhje me të; Shit-blerjen e pjesëve të këmbimit, pjesëve mekanike të ashensorëve, shkallëve të lëvizshme, etj.". Gjithashtu, Gentian Zguri rezulton të jetë përfaqësues ligjor dhe aksioner me 20% në subjektin tregtar "ATARE". Aktiviteti i kësaj firme është shumë i gjerë, duke nisur që nga ajo e prodhimit, importit, eksportit, distribucionit, shpërndarjes, ekskluzivitetit, shitjes me shumicë dhe me pakicë të mallrave të të gjitha llojeve. Për të vijuar me: "Kërkime, projektime, prodhim, transmetim dhe shpërndarje si dhe konsulencë dhe zbatim i projekteve në sektorin e energjisë; Shfrytëzim i ujërave natyrore dhe ujërave natyrale dhe termale", - thuhet në përshkrimin e aktivitetit të këtij subjekti. Por kjo kompani e shtrin aktivitetin e saj edhe në fushën e telekomunikacionit, duke u përfshirë në fushën e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme, internet dhe teknologjisë IT. Ndërkaq, Gentian Zguro rezulton të jetë aksioner dhe në dy kompani të cilat figurojnë të jenë në "Likuidim e sipër". 35-vjeçari dispononte 24% të aksioneve në shoqërinë "Alpha Sound Tirana Sh.p.k" dhe 45 % të aksioneve në shoqërinë "Storm Events", kompani këto të cilat në objektin e tyre kanë pasur organizimin e aktiviteteve artistike brenda dhe jashtë vendit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)