E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku duhet të shkojmë?

elezi-arturNjë krahasim midis sistemit amerikan dhe atij evropian në fushën e arsimit të lartë

Nga Artur Elezi*

Në një shkrim të titulluar Disa mendime mbi arsimin e lartë, botuar më 28 korrik të këtij viti në gazetën Tema, paraqita disa mendime mbi zhvillimin e arsimit të lartë. Në atë artikulli hodha idenë se shkëputja nga politika nëpërmjet pavarësisë institucionale dhe konkurrenca e universiteteve sipas modelit amerikan përbëjnë bazën e një zhvillimi cilësor te sistemit të arsimit të lartë dhe minimizojnë efektet korruptive të këtij sistemi.

Në vazhdim të kësaj ideje, më poshtë paraqes një analizë krahasuese të sistemeve universitare europiane dhe amerikane duke konkluduar në epërsinë e këtij të fundit. Motivimi për idetë e paraqitura në këto dy shkrime buron nga premisat e mëposhtme, të cilat shpresoj se lexuesit i pranojnë:

-Sistemi universitar shqiptar ka nevojë minimalisht për një shkundje dhe idealisht për një rikonceptim themelor.

-Nëse mendojmë dhe ëndërrojmë me guxim dhe përkushtim për të zgjedhur rikonceptimin, atëherë është logjike që të frymëzohemi dhe të përshtasim sistemin më të suksesshëm.

Dëshiroj të theksoj se konkluzioni mbi epërsinë e sistemit amerikan, nuk nënkupton as nënvlerësim e aq më pak mungesë respekti ndaj sistemit europian të arsimit të lartë është absurde për këdo që të marrë përsipër një opinion të tillë! Përkundrazi, traditat dhe arritjet e këtij sistemi janë një thesar i qytetërimit botëror. Ishte Europa ajo që i dha jetë universitetit të parë në Bolonjë në 1088. Që nga ajo kohë, universitetet europiane kanë qenë dhe mbeten shtylla të mendimit akademik, të ideve të mëdha për zhvillimin ekonomik botëror dhe të emancipimit qytetar. Krahasojmë pra, dy sisteme mjaft të zhvilluara e të sofistikuara.

1. Pak histori diferencat konceptuale në themelimin e universiteteve. Historia e hulumtimit shkencor e ka zanafillën në Greqinë e lashtë me Akademinë e Sokratit dhe Platos në Athinë. Zyrtarisht Europa mori autorësinë e krijimit të universitetit të parë modern si institucion i arsimit të lartë me themelimin e Universiteteve të Bolonjës rreth vitit 1088 dhe Oxford-it në 1096. Kurrikula fillestare universitare përbëhej nga shtatë artet e lira: gramatika, logjika, retorika, aritmetika, gjeometria, muzika dhe astronomia. Misioni i universiteteve ishte edukimi i studentit me virtyte dhe njohuri të përgjithshme, të denjë për të marrë pjesë në jetën civile dhe shoqërore.  Eksperienca universitare u konceptua më tepër si zhvillim intelektual i subjektit (studentit) sesa si studim dhe njohje utilitare e realitetit. Natyrisht pra, koncepti europian i universitetit në themelim dhe për një kohë të gjatë ishte elitar, pra për të edukuar elitën e shoqërisë. Duke lëvizur kronologjikisht: Anglia krijoi të parat universitete (Oxford dhe Cambridge)mbi bazën e kampusit – qendra të vogla komunitare ku akademikët grumbulloheshin për të bashkëpunuar e debatuar në sipërmarrjet e tyre shkencore ndërsa Gjermania i hapi udhën modelit të universitetit shkencor – ku në ndryshim nga modeli anglez, aktiviteti i mirëfilltë shkencor mori përparësi në raport me edukimin e studentëve.

Sistemi amerikan i arsimit të lartë është relativisht i ri krahasuar me analogët e tij europianë. Me ndërtimin e mëvonshëm të këtij sistemi, USA shfrytëzoi traditën europiane dhe e kombinoi atë me prakticitetin dhe utilitarizmin amerikan. Ndërsa Europa e filloi traditën universitare mbi bazën e elitizmit, qasja amerikane ndaj arsimit të lartë e konsideroi si thelbësor edhe demokratizimin e aksesit në këtë sistem për masat e gjëra. Krahas universiteteve te ngritura mbi bazën e stilit europian, në një seri aktesh të tipit Land-Grant, pra Falje Toke, të Kongresit Amerikan gjatë shekullit të 19-të, qeveria federale u dhuroi shteteve të konfederatës amerikane hapësira tokësore të caktuara për krijimin e universiteteve me degë studimi të praktikës së përditshme si p.sh. bujqësi, blegtori, teknologji, industri etj. Nga vetë mënyra e konceptimit,degët e studimit që ofronin këto universitete ishin më afër realitetit të përditshëm dhe për pasojë u shërbenin direkt masave të gjëra punonjëse amerikane.

Si kuriozitet, identifikimi i universiteteve që u krijuan mbi bazën e akteve të mësipërme mund të bëhet përgjithësisht nga emri. i tyre. P.sh. shteti i Floridës midis të tjerash ka edhe dy universitete të emërtuar Universiteti i Floridës dhe Universiteti Shtetëror i Floridës. E pra, ky i fundit është themeluar pikerisht mbi bazën e akteve të tipit Land-Grant.

Një nga konditat e përfitimit nga këto akte federale ishte demonstrimi nga ana e shteteve përkatës se raca nuk përbënte asnjë faktor në pranimin e studentëve në këto universitete, madje dhe më mirë: disa nga universitetet e ngritura në tokat e falura federale duhej ti shërbenin ekskluzivisht racave apo minoriteteve të caktuara. Që në fillim, pra, hartuesit e sistemit të arsimit të lartë amerikan  u përkujdesën që ky sistem të ishte jo vetëm cilësor por edhe i hapur ndaj gjithë shtresave, racave dhe minoriteteve të ndryshme.

Gjithsesi, për një kohë të gjatë deri në luftën e dytë botërore universitetet europiane mbetën idhulli i modelit të zhvillimit të arsimit të lartë qoftë nga mënyra e administrimit ashtu dhe nga reputacioni shkencor në radhët e akademikëve.

2. Ekonomia e informacionit dhe roli i universiteteve Europa humbet statusin e kryesuesit në fushën e arsimit të lartë. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos gjatë tre dekadave të fundit ka një tranzicionin gradual nga ekonomia e burimeve materiale natyrore, bujqësisë apo punës së krahut drejt ekonomisë së diturisë dhe informacionit në kushtet e globalizimit masiv botëror. Kjo ekonomi e re, kërkon jo vetëm një angazhim të madh shkencor cilësor për të shtyrë kufijtë e njohjes dhe informacionit por edhe edukimin e gjerë të kapacitetit punëtor që operon ne këtë ekonomi informacioni. Për pasojë, si lokomotiva udhëheqëse të kësaj ekonomie të re,sfida e universiteteve është që jo vetëm të jenë në krye të zhvillimeve shkencore, por edhe të rrisin aksesin universitar të shtresave të gjera të popullsisë me qëllim aftësimin  e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës në këtë ekonomi të re. Si ju përshtatën sistemet universitare europiane dhe amerikane kërkesës për cilësi dhe masivizim të këtij tranzicioni ekonomik?

1. Cilësia e kërkimit shkencor. Te tre klasifikimet profesionale që pranohen dhe citohen gjerësisht tregojnë se sistemi universitar amerikan është më i avancuar për nga cilësia e kërkimit shkencor në përballimin e sfidave të ekonomisë së informacionit.

Instituti i Ars

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›