Ku është Messi? Në librat e historisë

Lionel Messi është lojtari që ndanë rekordin me legjendën e Real Madridit, Alfredo Di Stefano për më shumë gola në El Clasico. Lojtari më i mirë në botë ka barazuar rekordin e legjendarit argjentinas duke arritur në shifrën e 18 golave që ka ndaj Real Madridit.
Messi shënoj gol në minutën e 18 të ndeshjes për barazimin 1 me 1. Edhe një gol i duhet superyllit argjentinas që të bartë këtë rekord i vetëm, rekord të cilin sigurisht që do të arrijë.
Pas kësaj ndeshje Messi e ka forcuar rekordin e tij duke shënuar në 16 ndeshje me radhë në La Liga, gjë të cilën askush nuk e ka bërë.
Për më shumë super Messi është lojtari i parë që ka arritur shifrën e 39 golave brenda 26 javëve të La Ligës./Indeksonline/