E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersfida në barazim, lufta për titull vazhdon

Napoli ka barazuar me Juventusin me rezultat 1 me 1 në supersfidën e futbollit italian.

Lideri i Series A, Juventus kaloj në epërsi që në minutën e 10 me golin e Chiellinit. Vucinic pati shansin për të shtuar epërsinë duke dështuar i vetëm përball portierit De Sanctis. Inler me një goditje të bukur nga distanca barazoj në minutën e 43 për 1 me 1.

Në pjesën e dytë Napoli ishte skuadër më e mirë në fushë duke patur disa raste për shënim. Në këtë takim Valon Behrami ishte një nga më të mirët në fushë duke shkëlqyer te Napoli. Në pjesën e dytë luajti edhe Blerim Xhemajli, duke huqur një rast tejet të mirë për Napolin.

Pas këtij barazimi lufta për titull vazhdon, por që Juventus mbetet favoriti kryesor për titull me 6 pikë më shumë se Napoli./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›