Ku është libri?
Panairi i Librit në Tiranë do të bëhet shumë imponuese. Në Pallatin e Kongreseve ku pritet të shihen për herë të parë libra të vendosur jo në stenda dërrase sa për të shkuar radhën (të paktën kështu e shohin tani botuesit) është prezantuar një infrastrukturë gjigante. Një nga kompanitë më me përvojë në rajon për projektimin e panaireve të librit, “Expo-media” nga Shkupi, do të importojë në Tiranë skemën e re ekspozuese të shtëpive botuese. Është bërë dje një paraqitje imagjinare, nga kryetari i Shoqatës së Botuesve, Fatmir Toçi, si një skemë gjigante që do të përfshijë dy kate të Pallatit të Kongreseve. Të gjithë botuesve me këtë rast do t’u plotësohet dëshira për të ekspozuar sa më shumë botime, një shtrëngim që ata e kanë pasur në edicionet e tjera për shkak të kufizimit të mjediseve. E vetmja gjë që nuk i vihet rëndësi nga organizatorët, që është e vetmja - Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, është prania e botuesve fantazmë, me dhe pa licencë, dhe pritet të ketë dhe dyndje të çfarëdo lloj institucioni që ka dy libra për të shitur.
Është një hapësirë prej 5000 m2 sipërfaqe ekspozuese që konsiderohet si më e madhja deri tani, nga 10 edicionet e panaireve pararendëse, ku 2000 m2 sipërfaqe do ta zënë stendat.
Si çdo vit, kryetari i SHBSH, Toçi, jep shifra entuziaste për pjesëmarrjen e botuesve në panair, ku këtë vit shënon numrin më të madh të botuesve në krahasim me vitet e tjera; 160 shtëpi botuese pjesëmarrëse, të organizuar në 100 stenda. Po në këtë atmosferë flitet edhe për titujt e rinj ku shifra prej 1500 përfshin botimet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Si biznes, organizatorët flasin për një organizim të ri për sjelljen e blerësve në panair. Një ndër risitë e këtij edicioni është konsideruar nga organizatorët lidhja me bashkitë e të gjitha qyteteve të Shqipërisë që në mënyrë të organizuar të vizitojnë panairin jo vetëm personeli i bibliotekave publike, por edhe nxënësit e shkollave publike të Shqipërisë. “Edhe me shkollat publike të kryeqytetit pritet të ketë një marrëveshje të tillë, që nxënësit e shkollave të vizitojnë panairin në mënyrë të organizuar si edhe në vitet e tjera, por nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për këtë kërkesë të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë”.
Në fund e pranojnë organizatorët se librat blihen sipas interesit. Ndërkohë, deklarohet se ky do të jetë panairi që ka kushtuar më shumë për Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që pas tre vitesh arrijnë të rikthejnë projektin e tyre edhe në ministri, prej nga presin mbledhjen e bordit për t’u financuar. Po kaq modeste ka pohuar Toçi ka qenë dhe Bashkia në financimin e panairit, ndërsa botuesit për ta pasur këtë luks ekspozimi kanë paguar vetë.
Nëpër kryeqytet në ditët e panairit do të ketë makina lëvizëse, ndërsa ditën e hapjes, ceremonisë zyrtare do të niset një bandë muzikore nga sheshi “Skënderbej” e deri në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa debatet mbi librin lidhen sërish me biznesin e botuesve duke u shprehur se libri shkollor do të risillet në tryezë si një nga çështjet me delikatë të këtij panairi, ashtu sikurse do të flitet për shpërndarjen e librit në gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Gjithë shpjegimi komercial se si do të shitet libri i mbyll sërish në guaskë problemet e tij, atë që i takon vërtet kërkesës për letërsinë si kusurin e blerësve nga çmimi i lartë librit, apo problemet e autorëve, piraterinë, mënyra se si botohet librat, cilësia e përkthimeve, e drejta e autorit etj.
Ndërkohë që publikohet se do të bëhen 120 takime promovuese, që nuk të ngjallin ndonjë kureshtje letrare, për shkak të formalizmit se si vazhdojnë tradicionalisht të bëhen paraqitjet e librave.
Panairi i Librit “Tirana 2008” mbërrin në edicionin e 11-të të tij, nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe do të mbahet më 14-18 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Duke shënuar kështu, panairin më të madh të librit të mbajtur në mbarë hapësirat shqiptare, pasi këtë vit stendat e librit do të pushtojnë tri katet e Pallatit të Kongreseve. I vetmi vlerësim letrar që pritet nga botuesit janë çmimet që ata japin në këto vite për shkrimtarin e vitit, përkthyesin, paraqitjen më të mirë në panair dhe librin më të shitur, si dhe libri më i realizuar grafikisht. Por meqë dhe këto çmime ndahen nga një juri të ngritur nga vetë botuesit, radha pritet t’u takojë veç shkrimtarëve të tyre, pa u konfliktuar shumë në prekje interesash, sesa një ujdi e qartë komerciale për t’u shitur nga emri i autorit ekskluziv. Nga ana tjetër, panairi përveçse treg i madh libri, ku të ha mendja se do të blesh një libër më lirë, nuk shënon ndonjë ngjarje të madhe për sjellje autorësh. Emrat rutinë vazhdojnë të prezantohen dhe të mjaft botues përdorin premtimet më shumë për shitje sesa të konsiderohet fjala vjen ngjarje ardhja e Orhan Pamuk