Ku është pushteti më i ëmbël se mjalti?
Besoj se vetëm për përgjigjen e kësaj pyetjeje mund të gjendemi të gjithë në një hulli, në të njëjtin përfundim, apo, si thuhet sot, në konsensus të plotë, qofshim të majtë a të djathtë, ish-të persekutuar a ish-të privilegjuar. Në Shqipëri, në atdheun tonë të dashur, pushteti ka qenë dhe ka mbetur ku e ku më i ëmbël se mjalti!
Nuk janë të paktë shembujt, emrat dhe mbiemrat që kanë provuar se tek ne pushteti është fabrika më fitimprurëse, më e suksesshme, i vetmi biznes dhe allishverish që nuk njeh as krizë, as faliment, as kolaps, as dështim, as humbje, as nevojë për krahë pune e për kredi, aq më pak për dorëheqje dhe pendesë. Ekonomia dhe kriza morale mund të arrijnë kulmin, rrënimi prej korrupsionit dhe krimit mund të bëjnë hatanë; jo një, po disa vite të mbrapshtë mund të na lenë jo me lugë të florinjtë, po me gisht në gojë, ndërsa fabrika e pushtetit, biznesi politik, ëmbëlsia dhe nepsi për të marrë e për të zotëruar, ose për të mbajtur me çdo çmim pushtet, tek ne shkon përherë lart e më lart, në rritje, në ngjitje, në lulëzim. Demokracia tutje, ne tëhu, as vetë nuk e dimë se për ku…
Mjafton të shihet se si po hidhen e përdridhen kandidaturat e vetëshpallura dhe ende të pashpallura për President të Republikës, të etiketuara "mbi palët", "nën palët", pa harruar gilivilet e premtimeve për "President konsensual", ethet, skenat e debateve televizive, prapaskenat e shëmtuara që po kryhen nën dhe mbi rrogoz në "procesin kushtetues" të zgjedhjes së Presidentit të ri, për të kuptuar këtë të vërtetë të hidhur: Në Shqipëri pushteti mund të fitohet më lehtë e më kollaj në pazar, në kulisa, edhe pa pasur aftësi, dinjitet, konkurrim, zgjedhje të ndershme, moral, emër të përveçëm, përkushtim...
Kështu, krerë partish pa anëtarë, ish liderë të dështuar mëse një herë që i kanë humbur partitë dhe emrin, zullumqarë profesionistë që kanë kaluar herë djathtas, pastaj majtës e më pas përsëri djathtas, mjafton që të jenë sa më afër lopës së pushtetit, këta pra që me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë sjellë vendit, shoqërisë dhe pluralizmit për mbi njëzet vjet dëme e kusure të pallogaritshme e të pamerituara, ekonomike e morale, po kërkojnë dhe po synojë të akaparojnë karrigen e kreut të shtetit, qoftë edhe me 70 + 1 vota, madje edhe me vota të blera e të trafikuara, mjafton që të hipin në majë të piramidës. Të jenë aq të pafytyrë e të pandjeshëm ndaj gjykimit të opinionit publik, i cili, edhe mund të detyrohet përkohësisht të heshtë e të pajtohet, por kurrë nuk mund të harrojë kush je e ç'ke bërë?
Po ta vështrosh së largu e me sy të ftohtë këtë situatë absurde të ngarkuar me ethet "e një gjeli që kërkon të hipë në majë të plehut", një njeri normal mund të pyesë veten: përse dëshirohet me kaq neps e ngulm ky post-gërdallë, i qethur dhe i sakatuar aq përkeq nga ndryshimet e Kushtetutës, si dhe, për më tepër, po të kujtohet edhe shembulli i hidhur e i dështuar i Presidentit që kemi edhe për disa ditë, Topi, i cili, para një viti u deligjitimua publikisht, si askund dhe askush tjetër, duke u poshtëruar si "horr bulevardi", pikërisht nga ata që e emëruan në këtë "fabrikë" ? A nuk e kuptojnë këta kandidatë të vetëshpallur që nesër, edhe me Presidentin e ri pronarët e partive do të sillen po njëlloj, nëse nuk do të zbatojnë urdhrat e kërkesat e tyre? Si mund të ulesh në një karrige pa këmbë e të thuash se po qëndron drejt?
Përgjigja nuk lyp shumë mend, është e thjeshtë: për ta nuk ka rëndësi detyra, detyrimi, përkushtimi, po vetëm përfitimi. Prandaj nuk janë të paktë ata që e kërkojnë, e ëndërrojnë, e dëshirojnë dhe po e mësyjnë atë post të lartë, këtë "fabrikë" të lakmuar që mesa duket më tepër se detyrim kushtetues para popullit, të dhuron favore dhe ndere, qoka dhe vend në histori, qoftë edhe duke paguar një çmim të tillë: le të poshtërohem nesër si Topi, le të shkelem me këmbë, mjafton që të bëhem President Republike, Qytetar i Parë…Përndryshe: krenar, por i menderosur, "lakuriq me duar në xhepa"!...
Kjo përthyerje, ky justifikim prej delenxhiu mjafton për të kuptuar moralin e kësaj "fabule" që po luhet aq primitivisht, që po na serviret kinse si konsensus, si lojë "normale demokratike", me ca bisedime "protokollare e institucionale", mes jo më shumë se katër apo pesë kryetarë partish, të cilët, kuptohet, duke qenë pronarë të partive-fabrika, të fabrikave në konkurrencë të egër mes vendit për pushtet, nuk janë e nuk mund të jenë në gjendje të gjejnë "brigadierin" që u nevojitet e që do të duhet të plotësojë kushtin më themelor: Presidenti i ardhshëm të jetë ai që do të ketë sa më pak dinjitet!... Në rast të kundërt, ai do ta hedhë vendin në zgjedhje të parakohshme (për këtë po mendon!), si e vetmja mundësi për të dalë "i fituar".
***
Por edhe tek ne po ndodh ajo që bën vaki kudo, që kur u shpik politika: Mjalti i pushtetit mund të kthehet në helm. Berisha e provoi këtë të vërtetë në vitin 1997, po mesa duket nuk vuri mend se i besoi thënies tribale: Le të bëhem edhe një herë nuse, pa di unë si të nusëroj!
Sigurisht situatat nuk janë të njëjta, por politikisht gjithsesi janë të njëjta. Për të kuptuar sekretin: Që të mbetet në pushtet, që të shijojë rehat e me çdo kusht "mjaltin", është i detyruar "të zgjedhë" një President nga "kapacitetet e larta të PD-së", përndryshe ai rrëzohet jo nga jashtë, nga opozita, por nga brenda. Mund të kuptohet se sa i acaruar është ai me LSI-në dhe Metën, (që e krahasoi edhe me Mugaben), por i duhet të buzëqeshë, të takohet e të shtiret sikur nuk ka ndodhur gjë mes tyre, sikur medemek merren vesh… Ai është i detyruar të ulet me Idrizin, pastaj me Dulen e Mediun, edhe pse këta janë kryetarë partish me një deputet, të dalë nga "listat e koalicionit", nga lëmoshat e dy partive të mëdha, pra jo me delegim direkt… Ai është i shtrënguar si në morsë t'i bindet e nënshtrohet pa kushte edhe kapriçios dhe ambicies femërore të Topallit, se ajo, mesa duket, nuk zotëron vetëm votën e saj për ta kërcënuar me humbje të pushtetit. Berisha, i cili kur del nëpër ekrane dhe podiume duket aq krenar, i pamposhtur, fodull e fuqiplotë do të detyrohet "të puthet" edhe me Islamin, të cilin e ka quajtur "Kaçi i zi", edhe me bukëshkalin e karrigethyerin më të fundit, Oketën, mjafton që të sigurojë votat e tyre e të kapërcejë rrezikun imediat të humbjes së pushtetit të tij…
Tani rrezik të ketë më tepër frikë se në vitin 1997 që të lëshojë pushtetin, jo vetëm se do të detyrohet të këndojë "këngën e fundit të mjellmës", porse ka jo pak procese të pambyllura në kurriz… (Raporti i fundit i DASH i provoi se këtu edhe mund të mbyllen përkohësisht proceset gjyqësore me gjykata të telekomanduara, por ato nuk mund të harrohen e të mbyllen përfundimisht!)
Duke besuar se me marifete, me pazare, me blerje e trafik deputetësh, me kërcënim apo me allishverishe mund të emërojë një President të xhepit të tij dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme, që nënkuptojnë largimin e tij nga pushteti, duke eliminuar kësisoj transformimin e pashmangshëm të mjaltit në helm, nëse do të respektonim deri në fund metaforën. Por e ka kot!
Shumëkush ndër ne ende kujton dhe beson që aktualisht Berisha është njeriu më i pushtetshëm në vend, autoritar, me pushtet të pakufizuar e të pakontrolluar, kurse në fakt është njeriu më i dobët, më i pafuqishëm, më i vetëleqendisur, ngaqë është i detyruar të lëpijë përditë atë/ata/ato që ka pështyrë. Ditët që vijnë do të provojnë, pavarësisht kulisave e pazareve, herët a vonë, këtë destin. Edhe nëse ai do të arrijë të zgjedhë (të emërojë) Presidentin e tij me 70 + 1 vota, ka për të qenë akoma më keq për të… Shumë shpejt do të kuptojë, për fatin tonë të zi ("për shansin tjetër të humbur", po na thonë ndërkombëtarët, njëri pas tjetrit) se, nëse për herë të parë mjalti i pushtetit u ktheka në helm, për herë të dytë e të fundit mund të shndërrohet në një gjë tjetër, akoma më ndjellakeqe…
A thua Berisha nuk e kupton këtë? E kupton, por nuk ka asnjë rrugëdalje!