E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku gabon Puto për Ernest Koliqin

ROMEO GURAKUQI

Më duhet të rikthehem sërish me këtë shkrim, për shkak të riaktivizimit të përpjekjes për të ngurtësuar apriori vlerësimin ndaj dy prej kolosëve të Shqipërisë …dhe letrave shqipe, At Gjergj Fishtës dhe Ernest Koliqit. Kësaj radhe goditja ndaj tyre është adresuar më së shumti në përkushtimin e tyre ndaj Shqipërisë në momentin kur vendi ynë u pushtua ushtarakisht nga Italia fashiste. Forma e ndërhyrjes kësaj radhë është dukshëm e përciptë, e pabazuar në ndonjë dokumentacion të qartë historik, mbledhur nga thënie sporadike, të shprehura rastësisht, pa kujdes dhe të paredaktuara.
Gjithsesi, sa është shkruar në pasazhin e botuar në gazeta nga vepra e profesorit të nderuar Arben Puto, nuk na lejon të përfundojmë se ai bën pjesë në grupimin e kahershëm antifishtjan. Në vlerësimin tim është vetëm një shqyrtim i paplotë dhe pa të dhënat e nevojshme dokumentare për të arritur në përfundime kaq të papërshtatshme, mbledhur me ngut, që në të vërtetë njeriun e thjeshtë e turbullojnë, por studiuesin e nxisin me u thellue ma shumë në njohjen e së vërtetës.
Unë në këto radhë bëj një përpjekje për të rikujtuar pjesën më të diskutueshme të veprimtarisë së njërit prej dy kolosëve tanë, Ernest Koliqit. Aktivitetin dhe qëndrimin e tij politik, sqarimin e pozicionimeve politike të tij në periudhat kyçe të historisë bashkëkohore shqiptare, përfshirë edhe pushtimin italian.
Ernest Koliqi vinte nga një familje qytetare e Shkodrës më rrënjë të fuqishme shqiptarie, me një formim familjar katolik, por me një ngjyrim të lehtë liberal; me një koncept të qartë të patriotizmit tipik të luftërave për pavarësi. (Giuseppe Valentini, Ernesto, Spechio dumano transito, Kosovë, Shejzat, numer përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq 20). Koliqi ishte nipi i Cuk Simonit dhe stërnip i Filip Parrucës, pinjollë të familjeve më të vjetra tregtare të Shkodrës. Ai pati marrëdhënie të ngushta intelektuale me figurat e ndritura të asaj kohe si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Lazër Shantoja, Benardin Palaj, Karl Gurakuqi, Shuk Gurakuqi, Kolë Kamsi. Ky ishte rrethi i miqve të zgjedhur për aftësi të veçanta në fushat studimore, administrative dhe me botëkuptime të qarta përparimtare politike, i cili shërbeu për atë si një shkollë e mbarë, ku mori udhëzimet, jo vetëm për karrierën e tij letrare, por edhe për formimin e bindjeve politike, mbi rrugën e përparimit të Shqipërisë. Në periudhën e parë të veprimtarisë shoqërore, Ernest Koliqi tërhoqi menjëherë vëmendjen e Luigj Gurakuqit, personalitetit politik më të shquar që kishte Shkodra. Luigj Gurakuqi banonte në Rrugën e Gurakuqve, në mëhallën e quajtur Gjuhadol, në afërsi të shtëpisë së Shan Koliqit, atit të heroit tonë. Në këtë mënyrë, njohja, miqësia, botëkuptimi dhe idealet e njëjta ishin fare të natyrshme. Mjediset e Shkollës Fretnore në Gjuhadol të Shkodrës ishin pikëpjekja e intelektualëve të qytetit, ku rriheshin çështje në lidhje me politikën e kohës kur Shqipnija ishte tue marrë nji kthesë në historin e vet. (Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi, revista Shejzat VII, 1963 5-6, 7-8 fq 163) Pas pushtimit të dytë të Kosovës nga serbët, në vitin 1918, në Gjuhadol, me ndërmjetësinë e Luigj Gurakuqit, Shan Koliqi i jep një shtëpi të tij për banim Bajram Currit, i cili gjeti asokohe strehim në Shkodër. Studiuesit e Koliqit mendojnë se duhet të ketë qenë Luigj Gurakuqi, i cili kishte njohuri të gjëra mbi çështjet shqiptare, ashtu edhe mbi fatin e Kosovës së robëruar dhe që njihej personalisht me Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Isa Buletinin, mësuesi i parë që i ka dhanë Ernestit të ri informatat e para mbi Shqipninë Verilindore.(Rexhep Krasniqi, Ernest Koliqi dhe Zhvillimi letrar në Kosovë, Shejzat, numër përkujtimuer kushtue Ernest Koliqit, fq 37). Rritur në këtë mjedis qytetar, patriotik, përparimtar dhe mjaft të ngritur nga pikëpamja arsimore e kulturore, është e kuptueshme pse në bazamentet e formimit të tij, Koliqi përmbante konceptime dhe perspektiva aq atdhetare, liberale, të krishtera dhe perëndimore të jetës shtetërore, kombëtare dhe asaj private. Ato mëhalla shkodrane nuk ishin të ngjashme me vatrat e fjetura të botës së vobekët shqiptare të asaj kohe, siç mund të mendojnë ndonjë nga të dallueshmit paranojakë të kohës së sotme. Ato mëhalla ishin zemra nga ku lindi për Shqipërinë vetëdija europiane, për të cilën po luftojmë ende sot. Normalisht që është një vetëdije europiane e çiltër, natyrale dhe e konsoliduar jo rastësisht, por kohë që moti, e për rrjedhojë, e shikuar edhe me shumë cmirë. Janë mëhallat ku lindi në Shqipëri shkrimi shqip me germa latine, shkolla e parë shqipe, studimet shqiptare, muzika shqiptare, teatri shqiptar, gazetaria shqiptare etj., e në fund, aty u përkund djepi i parë i futbollit në Shqipëri.
Koliqi, në të gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij shumëplanëshe, u përpoq, siç thoshte vetë, me mendje të ndritur, pa mburrje…për një zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar (Letër e Ernest Koliqit drejtue Karl Gurakuqit, datë 3 dhjetor 1960, ruhet në dosjen nr 2. të letërkëmbimeve të prof. Karl Gurakuqit, Letërkëmbim në Mërgim, arkivi i autori). Koliqi i përket atij formimi dhe grupimi të elitës shqiptare që shpëtimin e kombit shqiptar e shihte në një kulturë moderne perëndimore, të ushqyer dhe brumosur prej virtyteve arbnore. Një mik i tij amerikan, në mesin e viteve 50, kur Koliqi ishte i ndaluar në Shqipëri dhe i sulmuar nga segmentet prokomuniste të mërgatës shqiptare, do ti shprehej atij: E dini pse shumica e Shqiptarvet ju lufton? Pse smunden me ju kuptue, tue kenë ju, për sa marr vesht vetë, ma i oksidentalizuem ndër shqiptarë!. Dhe Ernesti do tia komentojë Karl Gurakuqit këtë konstatim të amerikanit: Kjo cilësi sasht vetëm e imja; asht e të gjith shkodranvet. Ai amerikani më njihte vetëm mue, por po të kishte njoftun Dom Lazrin (Shantojën), P. Benardinin (Palajn), ty (Karl Gurakuqin) etj., do të kishte dhanë nji gjykim ma kolektiv. Duket se jemi ndrysh prej tjerëvet. (Letër e Ernest Koliqit, 9 korrik 1955, Letërkëmbim në Mërgim, dosja 1).
Kur lexon këto dëshmi mendoj se është joserioze dhe e pavend që infeksionet e botëkuptimit komunist që drejtoi dje kryqëzatën ndaj pjesës properëndimore të kombit shqiptar, të rishfaqen serish në një formë kaq të pabazuar dhe joshkencore. E ata që nisen sot të shkruajnë mbi Koliqin nuk duhet të harrojnë se ai besonte që breznitë e ardhshme do tia njihnin, ndoshta ma tepër se bashkohësit, thelbin e koncepteve të tij. Për të mbrojtë tezën e zhvillimit të lumnueshëm të Shqipnisë e të vlerave fisnike, Koliqi fliste me gjuhën po të atij besimi të njerëzve të Rilindjes që ai i kishte njohur personalisht. Këndej rridhte dhe entuziazmi i asaj periudhe heroike dhe dëshira për ta pa qenien e vet dhe krejt jetën e çdo shqiptari, në funksion të çështjes nacionale. Për Koliqin, vetëmohimi për çështjen kombëtare dhe ndjenja e përgjegjësisë për të punuar e jetuar si Rilindas, ishin të natyrshme dhe të vetvetishme. Ky qëndrim jetësor la gjurmë të qarta edhe në krijimtarinë letrare të Koliqit, së pari si krijues dhe mandej edhe si gjurmues i letërsisë shqipe. Tema thelbësore mbetet deri në fund çështja e ekzistencës së kombit, mbetja gjallë ose gjallnesa (Martin Camaj, Nji humbje e randë, Shejzat, numer përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit fq. 7). Kësisoj konstatimi i Halim Begesë se Prof. Ernest Koliqi kje nji nga shërbestarët e pakët të denjë të popullit shqiptar, sherbëstar i kombit, i flakët, i vazhdueshëm dhe i qendrueshëm i intelektualizmës shqiptare…(Halim Begeja, Kultura dhe politika e Koliqit, numer përkujtimuer kushtue prof. Ernest Koliqit, fq. 179), na duket plotësisht i saktë. Si vazhdues i punës së rilindasve të mëdhenj shqiptarë, Koliqi dallohet dhe zë vendin e parë si frymëzues i pazëvendësueshëm i mbjelljes së farës së kulturës.
Radha e shërb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›