E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku janë parullat kundër Benitezit?

Tifozët e Chelseat mund të jenë penduar me mbrëmë për fushatën anti Benitez që vazhdimisht e kanë bërë prej se strtaegu spanjoll erdhi te kjo skuadër.

Por se Rafa Benitez mbetet një nga trajnerët më të mirë në botë, e dëshmoj edhe me Chelsean ku brenda pak muajve fitoj një trofe me këtë skuadër.

Në finalen e Amsterdamit munguan parullat kundër tij, që gjithmonë me të drejtë i quante të paarsyeshme. Rafa Benitez ka bërë një Chelsea të frikshëm duke qenë i fortë me të në Premierligë, në kupa në Angli dhe në Evropë.

Njeriu i fundit që ndali dominimin e Real Madridit dhe Barcelonës në Spanjë, me siguri që do të largohet nga Chelsea këtë verë, ndërsa për të janë shumë skuadra të interesuara, njëra nga to edhe Real Madridi./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›