E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi e falë Boatengun: Birra ishte pa alkool

Frank Ribery vazhdon të jetë mik me Jerome Boatengun. Pak ditë pasi u përfol për një zënkë mes tyre pas festës së titullit të Bayern ku Boateng e lagu atë me birrë, tani më janë qartësuar të gjitha.

Të dy lojtarët janë fotografuar së bashku duke konfirmuar miqësinë e tyre ndërsa është shpjeguar se spërkatja me birrë nuk ishte kundër rregullave të fesë myslimane pasi që birra nuk ishte me alkool.

"Ribery është vëllau im dhe unë nuk bëj gjëra kundër tij. Ai e respekton në masë të madhe fenë e tij dhe unë këtë e vlerësoj. Mes nesh nuk ka krizë sepse birra që unë e kam lagur atë, ishte birrë joalkoolike, gjë të cilën e ka kuptuar pas ndeshjes edhe Ribery" sqaron Boateng./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›