E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona shkelma fotografëve

Diego Armando Maradona është kthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë me shumë polemika. Pas 3 muajsh udhëtime jashtë vendit, Maradona është kthyer për të djalin e tij që e ka në lidhje me gruan Veronica Ojeda.

Në aeroport kishin dalur fotografë e paparacë të cilët e përcillnin atë në çdo skaj ku shkonte ai.

Maradona i frustruar me përcjelljen që po i bënin, u përfshi në një incident me ta ku i godiste disa paparacë me shkelma. Sigurimi i Maradonas ndërhyri për të qetësuar këtë situatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›