E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku lindi fëmija i shtatë miliardë?

Në Manila apo Kaliningrad? Vajzë apo djalë?

Shumë vende kanë marrë përsipër lindjen simbolike të banorit të shtatë-miliardë të planetit, rast për OKB-në për të tërhequr vëmendjen mbi sfidat e rritjes demografike.

Janë dashur 12 vjet që kjo shifër të arrijë në shtatë miliardë, por do të duhen 14 vjet që kjo shifër të arrijë në tetë miliardë.

OKB zgjodhi në atë kohë, Adnan Nevic, një bebe të lindur në Sarajevë, si përfaqësuesin e gjashtë miliardë të planetit.

Këtë herë, OKB është përmbajtur për të nxjerrë një fitues paraprakisht dhe disa vende kanë parashikuar të njoftojnë të përzgjedhurin fatlum që do të lindë në vendin e tyre.

Në këtë lojë filipinasit janë më të shpejtë.

Danica May Camacho, e lindur dy minuta para mesnate në një nga vendet më të varfra në botë, është një vajzë e bukur prej 2,5 kilogramë.

Prindërit e saj, Florante Camacho dhe Camille Dalura, u përshëndetën nga funksionarët e OKB-së, të cilët kishin sjellë një tortë të vogël për këtë rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›