E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon zgjidhje për Evropën

Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë javë shkon në takimin ekonomik të 20 ekonomive më të zhvilluara të botës, G20, që do të zhvillohet në Francë, me shpresën për të ndihmuar Evropën për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për krizën e borxhit.

Presidenti është gjithashtu duke u përpjekur të bindë vendet e tjera të G20 se problemet ekonomike dhe politike të Amerikës mund të kapërcehen.

Kriza e borxhit që ka përfshirë Evropën do të jetë në krye të agjendës në takimin e kësaj jave në qytetin turistik francez të Kanës, ku do të marrin pjesë 20 vendet më të mëdha industriale të botës dhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare.

Marrëveshja e javës së kaluar e Bashkimit Evropian, për të rritur fondin e ndihmave financiare dhe për të ulur borxhin e Greqisë në 50 për qind, ka të ngjarë të lehtësojë disa nga trysnitë mbi supet e vendeve të G20-tës.

Presidenti Obama e quajti marrëveshjen si hap të parë i rëndësishëm drejt rritjes afatgjatë të ekonomisë globale. Por ai tha se ka ende më shumë punë për t’u bërë.

“Çështja kryesore tani është të sigurohemi që do të ketë një mënyrë efektive për të ecur përpara”, tha Obama.

Disa ekspertë janë dakord se marrëveshja që ka arritur BE-ja është vetëm fillimi i zgjidhjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›