E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te krijosh pa perfillur rregulla

Veshtrim/ Postmodernizmi dhe arti konceptual

Nga lashtesia jane shpalosur vepra te mrekullueshme arti te pa harruara te thelluara dhe te shenuara ne kohe. Veprat e bukura arti datojne qe nga pikturat ne varret e egjiptianeve deri tek dekoracionet e pallatit te Minoas. Pjesa me e madhe e artit te lashtesise behej per qellime ritualesh. Ne shek katermbedhjete ishte paksa me ndryshe arti kufizohej nga kishat dhe godinat te tjera fetare-piktura shenjtoresh apo histori te bibles. Dikush mund te pohon se ato pak piktura te pavarura per kende krijoheshin Pergjigja me e sakte eshte kjo Per individe te ndryshem qe po ashtu kishin tendence fetare. Ndersa ne kohen e impresionizmit konkretisht ne shekullin nentembedhjete natyra e qete iu largua ngjashmerise me realitetin pasi artistet filluan te eksperimentojne me te per te shprehur ndjenjat e tyre. Impresionizmi si levizje eshte frymezuar nga nje pikture e piktorit te famshem Claude Monet. Ne kete pikture luhej me driten ne cmenyre Drita shfaqej ne pikture ne te gjithe lsquofaqet e saj perpiqej te paraqiste menyren se si ndryshonte ajo pamje te ndryshme te saj por te paraqitura ne nje pikture. Estetika perjetimi ngacmimi jetegjatesia e artit rruhet thelle ne folene e impresionizmit. Mirepo cfare ndodh tek Postmodernizmi qe njihet si art mjaft revolucionar dhe ne fakt postmodernizmi nuk qendron pas modernizmit apo kunder tij ai gjendet i fshehur dhe brenda tij. Nje shkrimtar apo piktor postmodernist ndodhet ne pozicionin e nje filozofi dhe ngjyrat te cilat ai i gjuan ne pelhure apo tekstet te cilat i udheheq shkrimtari nuk udhehiqen nga rregulla paraprake. Nga kjo na del se artisti apo shkrimtari punon pa perfillur rregulla dhe per te vendosur rregullat e asaj qe do te krijohet. Veprat lindin me shpejt se rregullat i tejkalojne rregullat apo i paraprijne ato. Postmodernistet nuk krijojne realitet por aluzione te konceptueshme qe veshtire paraqiten. Termi postmodernizem daton qysh ne vitin 1926 dhe shfaqet qysh ne vitet e 1870-ta kur u pat perdorur nga artisti britanik John Watkins Chapman. Nese flitet per artin tone pamor apo letersine te cilat marrezisht dhe maksimalisht jane zhytur ne shabllone dhe rregulla qendrojne ne distance shekullore ndaj postmodernizmit. Ndoshta mund te ekzistoje nje art postmodern por njeri postmodern jo sepse ende mbetet dicka nga ai primitive. Edhe pse shume artiste tentojne ta identifikojne veten permes punes si postmoderniste mungon ai mendimi filozofik i cili i hedh poshte rregullat. Ose cfare ndodh me artin konceptual A e praktikojme ashtu si duhet praktikuar apo jetojme vetem ne iluzionin per ta kuptuar. Ky art u paraqit ne vitet e 60 dhe ka grupuar artiste te ardhur nga drejtime te ndryshme. Katerin Mile shkruan Arti konceptual nuk nenkupton reduktimin e vepres ne nje ide por vete idene e artit konceptin e artit. Arti konceptual perfshin metoda dhe forma te ndryshme artiske duke u nisur nga performansa instilacioni etj. Gjithnje artistet te cilet zhyten ne kete art jane ne dijeni se vepra te cilen e krijojne i nenshtrohet idese ose filtrimit. Duhet te jete e arsyeshme e plotesuar. Sol Lewitt shkruan Artisti nuk mund ta parafytyroj artin e tij. Ai nuk mund ta perceptoje ate perderisa ai nuk eshte plotesuar. Plotesimi luan rol te madh ndaj perceptimit sepse nese nuk plotesohet nuk mund te perceptohet esenca. Shume krijues konceptual tek ne ne Kosove zhyten ne ujerat e artit konceptual duke mos njohur mire rregullin Realizmin. Te manipulosh me idene ose te eksperimentosh me konceptin duhet ta kopjosh sakte objektivizmin ne pelhure te jesh maestro i realizmit te tij e pastaj te fshihesh parapa perdes se konceptualizmit. Lehte eshte te fshihesh pa anashkaluar tek zanafilla mirepo here do kur defekti to jete i gjalle si nje llave vullkanike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›