E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ndihmësmjekut, ndante drogë në qeli

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkutte Durresit, bënë të ditur se ndihmesmjekut iu gjetën të fshehura në trup 7.5 gram lëndë narkotike të llojit Canabis sativa. Dyshohet se lenda narkotike do i jepej nje te burgosuri 

DURRËS- Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar mesnatën e kaluar një 37-vjeçar, ndihmësmjek në institucionin e paraburgimit në qytetin bregdetar.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bënë të ditur se pas informacioneve paraprake të marra në rrugë operative dhe kontrollit të ushtruar, shtetasit Sokol Uka, 37 vjeç, lindur në Shën Mëri (Kukës) dhe banues në Durrës iu gjetën të fshehura në trup 7.5 gram lëndë narkotike të llojit Canabis sativa.
Burimet pohuan "se nga veprimet e para hetimore është mësuar se Uka me detyrë ndihmësmjek në institucionin e paraburgimit e kishte marrë lëndën narkotike për tia dhënë shtetasit Aldo Axhenti, i cili ishte arrestuar disa kohë më parë, nga policia për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Dosja në ngarkim të 37 vjeçarit i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›