Ku po shkon mjekësia botërore?
Kanceri i gjirit
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara tregon se një ilaç që përdoret për kurimin e ostoporozës është gjithashtu i efektshëm për kurimin e kancerit të gjirit dhe me më pak ekefkte anësore se sa ilaçi që përdoret aktualisht për këtë sëmundje. Studjuesit e Institutit Kombëtar i Kancerit bënë të njohur dje se provat klinike me rreth 20 mijë gra të moshuara, treguan se ilaēi që përdoret për kurimin e ostoporozës, Raloksifeni, që njihet gjithashtu me emrin Evista, e pakësonte rrezikun e kancerit të gjirit 50 për qind më tepër se sa Tamoksifeni, ilaēi më i fundit kundër kancerit të gjirit. Tamoksifeni
është ilaçi i vetëm i miratuar nga qeveria amerikane për bllokimin e kancerit të gjirit, megjithëse dihet se ndonëse rrallëherë, ai shkakton efekte të rënda anësore.
Transplantimi i zemrës
Në Shtetet e Bashkuara, prilli është shpallur muaji i kujdesit për të sëmurët që kanë nevojë për transplantim organesh. Sipas disa të
dhënave,rreth 92 mijë amerikanë janë në nevojë për një organ të ri dhe të paktën 6 mijë vetë vdesin në pritje për transplantim, mes tyre 80 janë fëmijë nën 1 vjç. Nik e Nejt Draper lindën korrikun e vitit të kaluar. Menjëherë ata u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë në zemër e quajtur kardio miopathi apo zmadhim i zemrës. Dhe që të jetonin, ata do të kishin nevojë për transplantim zemre. Nëna e tyre, Nikole thotë se gjendja ishte shumë e frikëshme. Fëmijë binjakë, që të dy me nevojë të domosdoshme për organ të ri. Dy ditë pas lindjes, foshnjet u dërguan në
qëndrën mjekësore të universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, që njihet si një qëndrat më të mira për transplantim zemre në Shtetet e Bashkuara. Doktor Mark Plunket thotë se gjendja ishte shumë e vështirë dhe askush nuk e dinte nëse foshnjet do të jetonin derisa të gjendeshin organet. Pas 7 muajsh në spital, erdhi lajmi se një foshnje 4 muajsh, djalë nga Florida kishte vdekur dhe prindërit e tij, pavarësisht nga dhimbja për humbjen e rëndë, ranë dakord ta dhuronin zemrën e djalit të tyre. Prindërit e foshnjeve binjake u gëzua shumë nga ku lajm. Niku u fut në sallën e operimit, zemra e tij e sëmurë u hoq dhe u zëvëndësua me një zemër të re. Operacioni u krye me sukses, por si me të gjitha
transplantimet, problemet dalin më vonë. Doktor Mark Plunket pranë universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, thotë se brenda 10 – 12
vjetëve, ky fëmijë, Niku, mund të ketë nevojë për një tjetër zemër të transplantuar. Doktor Plunket thotë se problemi kryesor në këto raste
është kundërshtimi i organizimit ndaj organit të huaj. Dhe reaksione të tilla vazhdojnë t'i shqetësojë mjekët ēdo ditë. Së shpejti, Nik Draper, del nga spitali dhe shkon në shtëpi për herë të parë në jetën e tij. Familjes Draper tani i duhet të presë për një tjetër zemër për djalin
tjetër, Nejt, duke e ditur se ata mund të ndeshen me një prej vendimeve më të vështira që prindërve u duhet të marrin. Nëna e tij thotë se
organet e Nejtit janë në gjendje të mirë dhe nëse atij i ndodh ndonjë gjë dhe vdes, ata do t'i dhurojnë organet e tij që dikush tjetër të
vazhdojë të jetojë.
Ndërkohë, një grup shkencëtarësh po përpiqet për një përqasje ndryshe të problemit të sëmundjeve të zemrës. Në universitetin e Kolorados, doktoresha Leslie Lieuand kryeson projektin Pajthon. Pajthon është një lloj gjarpëri zemra e të cilitzmadhohet pasi ha ushqim dhe zvogëlohet pas tretjes së ushqimit. Pra tek gjarpëri ndodh femonemi i kardio miopathisë. Mjekja Lieuland thotë se me informatat që ka grumbulluar dhe me kërkime më të thella shpreson t'u vijë në ndihmë njerëzve që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Ajo thotë se gjarpërinjtë ashtu si dhe shumë kafshë të tjera kanë aftësi të mëdha rigjeneruese të organeve, aftësi shumë prej të cilave mund t' i ketë patur edhe njeriu, por i ka humbur gjatë periudhës së evolucionit të tij. E fshehta e këtyre aftësive rigjeneruese e të tjera, thonë shkencëtarët, tek njeriu mund të gjendet në ADN. Me këtë ata kanë parasysh se 98. 5 përqind e kodid gjenetik të njeriut është ende i pa identifikuar, pra nuk dihet se çfarë roli luan dhe shkenca gjenetike ndodhet në hapat e parë të saj.
Vlerat e çajit jeshil
Për shekuj, caji jeshil ka qënë mister. Tani vlerat e tij shëndetësore janë të njohura gjërësisht, dhe mbi 16 milionë amerikanë e përdorin atë çdo ditë. Sipas statistikave, amerikanët pijnë rreth 4.5 miliardë
filxhane me caj jeshil në vit. Çaji jeshil, përveē shijes së mire,përmban edhe antiokside që mbrojnë organizmin nga kimikate të cilat
dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakjen. Sipas ekspertëve, pirja e cajit jeshil ndihmon edhe mirëmbajtjen e lëkurës së trupit, duke e bërë atë të duket e re dhe e shëndetëshme. Caji jeshil gjithashtu ka të ngjarë se forcon kujtesën, tregojnë eksperimentet e kryera në laboratorin mjekësor pranë universitetit NewCastle. Mënyra më e mire për marrjen e dozave të përditëshme antiokside është nëpërmjet frutave dhe perimeve.
Por çaji jeshil është mbi të gjitha, thonë ekspertët. Shitja e çajit
jeshil zë ofro 13 përqind të tregut të cajit. Për shembull në kafenetë Starbaks, caji jeshil përmban kalori të pakta. Një filxhan caji jeshil
me qumësht përmban sasi të barabarta antioksidesh me atë të lëngut të portokallit. Kërkesat për ēaj jeshil dhe për ushqime të tjera me
përmbajtje antioksidesh janë në rritje nga konsumatorët. Për shembull karamelet e ëmbla pa sheqer e pa kalori tani shiten së tepërmi. Një
karamele e tillë përmban sasi antioksidesh të barabartë me dy filxhane çaji jeshil. Tani caji jeshil përzihet edhe me cokollatë të zezë dhe
firmat kozmetike janë optimiste se ky lloj ēaji e rinon njeriun, e bën të duket më i ri. Për shembull shkencëtarët në kërkimet e tyre kanë
zbuluar se caji jeshil përmban polithenol, substancë që ndihmon në pakësimin e rudhave të lëkurës të krijuara si rezultat qëndrimit në
diell vazhdimisht e për një kohë të gjatë. Çaji jeshil tani është bërë pjesë përbërëse e shumë prodhimeve kozmetike, përfshi kremrat e
lëkurës,shampo e të tjera.
Universiteti Hacettepe, Ankara Turqi