Skenare rreth një ndërhyrje ajrore amerikane
Strategët e Pentagonit studiojnë prej shumë kohësh opcionin e luftës ajrore.
Luftërat e planifikuara dhe asnjëherë të shpallura do të mund të mbushnin libra të trashë historie. Kohët që do të vijnë do të thonë nëse «fushata e Iranit» do të jetë njëra nga këto. Sepse në Pentagon, përpunuesit e air strike " meqë bëhet fjalë për një luftë thelbësisht ajrore " kanë qenë lëshuar prej shumë kohësh mbi pistën e bërthamores iraniane.
Çështje rreth skenareve të studiuara.
Natyra e goditjeve.
Për Paul Rogers, autor i një raporti mbi këtë çështje në gjirin e Oxford Research Group (1), një sulm ajror amerikan apo izraelian « do ta shtynte programin bërthamor iranian të paktën pesë vjet më tej ». Me goditje të çfarë kohëzgjatje ? Neokonservatori Richard Perle, ish këshilltar në Pentagon, çmon që një natë goditjesh me bombardues B2 do të mjaftonte për ta shkatërruar programin bërthamor iranian. Gary Bernsten, një ish i CIA-s, vlerëson numrin e shënjestrave për tu « trajtuar » ndërmjet pesëmbëdhjetë dhe tridhjetë, çka kjo është e bëshme në dy apo tre ditë. Mbetet për tu ditur nëse këto goditje do të ishin të shtrira në shënjestra jo « bërthamore », si qendra fabrikimi raketash, laboratore universitare, madje instalime gazore apo centrale elektrike. Këto sulme mund të jenë të përcjellura me bombardues strategjikë B2 të ardhur nga Diego Garcia, në zemër të oqeanit indian, nga Britania e Madhe apo dhe nga SHBA-ës, nga raketa të qëlluara nga deti dhe nga avionë të ngritur nga avionmbajtëse apo nga baza amerikane në rajon.
Shpërndarja e shënjestrave.
Irani nuk është Iraku i viteve 80 dhe mollahët kanë patur kohë të nxjerrin mësime nga Osirak, centrali irakian i shkatërruar nga një goditje izraeliane më 1981. Instalimet e kërkimit bërthamor janë të shpërndara mbi një territor të shtrirë. Këto qendra janë shpesh të nëndheshme, të reja shfaqen rregullisht, të tjera mund tu kenë shpëtuar vëzhgimeve perëndimore. Inspektimet e AIEA (Agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike) kanë lejuar për të identifikuar tetëmbëdhjetë qendra por disa ekspertë mendojnë që numri i tyre do të mund të shkonte deri në shtatëdhjetë. Sipas shërbimeve amerikane, një program «përforcimi» i instalimeve bërthamore ka qenë nisur nga vetë udhërrëfyesi, Ali Khamenei. Një kontratë prej disa qindra miliona dollarësh mund të ketë qenë nënshkruar me Koreano-veriorët për të ndërtuar tunele, bunkerë dhe ndërtesa disakatëshe të nëndheshme. Qendra kyçe si Natanz dhe Ispahan kanë përfituar nga këto punime. Sipas Jane's Defence Weekly, ky program mbrojtjeje duhet të përfundojë në qershor 2006.
Mbrojtja iraniane.
Mbrojtja antiajrore iraniane, nëse ajo rreshton në letër nja 15 mijë njerëz, vuan nga një mungesë në armë cilësore. Shumica të fabrikimit sovjetik, këto sisteme armësh «janë të bazuara mbi një teknologji të vjetër prej tridhjetë e pesë vjetësh», shënojnë Anthony Cordesman dhe Khalid Al-Rodhan (2), të CSIS (Center for Strategic and International Studies), ato janë pra të cënueshme nga kundër-masave pasive dhe aktive amerikane». Mangësitë në radarë janë të dukshme. Megjithë përparimet e vonshme, këto sisteme armësh dhe detektimi janë pak të integruara, nga ku rrjedh një efikasitet relativ. «Këto mbrojtje do të kishin pak peshë mbi bombarduesit e padukshëm apo mbi raketat, shpjegon një specialist. Përkundrazi, ato mbeten një kërcënim " edhe i vogël " për aparatet klasike, F 15 dhe F 16 amerikane dhe izraeliane. » Sipas Jane's, Irani do të tentonte aktualisht për të blerë sisteme ruse më të mira siç SA 10 për të mbrojtur qendrat e tij bërthamore. Arma ajrore iraniane nuk ka fare pak gjasa të bëjë shumë më mirë sesa ajo e Saddam kundër aviacionit amerikan. Ajo do të rreshtonte dy skuadra MIG 29 dhe dy F 14. « Versioni eksport-- i MIG-ëve rusë është i kufizuar në elektronikë, vazhdon i njëjti burim, i vetmi problem real për Amerikanët vjen nga radarët e instaluar mbi F 14.»
Përgjigja e Teheranit.
Cënueshmëria kryesore amerikane është e lidhur me shpërndarjen e saj ushtarake në rajon. Strategët e Pentagonit çmojnë që përgjigja do të mund të merrte udhë « klasike », siç gjuajtja e raketave Shahab-3 mbi forcat amerikane në Irak dhe në Afganistan. Por Teherani do të mund të përdorte gjithashtu dhe mjete « asimetrike », veçanërisht nëpërmjet grupeve terroriste : ndihmë ndaj thellimit të gueriljes antiamerikane në Irak dhe nxitje e shumicës shiite për të luftuar për largimin e Amerikanëve (Moqtada Sadr ka njoftuar tashmë që milicia e tij do të reagonte kundër një agresioni ndaj Iranit) ; sulme terroriste kundër shënjestrave amerikane « të lehta » (ambasada!) në Lindje të Mesme, madje në SHBA-ës ; goditje ujore kundër forcave detare amerikane të shpërndara në Gji! Por Iranianët do të mund t-i drejtonin gjithashtu raketat e tyre mbi Izraelin, të shkatërronin instalime petroliere në gji ose të bllokojnë trafikun detar "edhe përkohësisht" në ngushticën e Ormuzit. Teherani mund të vendosë dhe të ndërpresë furnizimet e tij me gaz dhe naftë, me qëllim për të bërë të ngrihen çmimet dhe të ndëshkojë ekonominë botërore. Një luftë tjetër
(1) Iran, consequences of a War, shkurt 2006
(2) Iranian Nuclear Weapons ? The Options if Diplomacy Fails, Washington, prill 2006.
Le Figaro, 13 prill 2006
Perkthyer nga : Urim Nerguti