E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Java 33, shfaqet fytyra e futbollit amator

Tani mund të thuhet me plot gojën që këtë javë në kampionati shqiptar janë bërë pazare. Tirana, e cila i "humbi" shpresat për titullin kampion, doli në një "ndeshje kontrolli", të tilla sic zhvillon cdo ditë të mërkurë përpara një takimi, përballë Teutës, rezultati i së cilës përflitej gjatë gjithë javës. Dhe doli ashtu sic ishte parashikuar. Teuta shënoi një gol dhe Tirana bëri sikur sulmoi. Gjithë loja e Tiranës ishte që të vinte në vështirësi Vllazninë duke e afruar atë më zonën e ftohtë të tabelës. Kështu, duke ditur se shkodranët kanë bërë një marrveshje të fshehtë me elbasanasit, Tirana kërkoi të hakmerrej ndaj Vllaznisë, duke e konsideruar pjesëtare të mossuksesit të saj në tentativën për të fituar titullin e katërt rradhazi kampion. Pikërisht ashtu sic ishte menduar nga kryeqytetasit, kompromisi ishte bërë. Për këtë, ndeshja e zhvilluar në "Selman Stërmasi" filloi rreth 15 minuta me vonesë, në mënyrë që të përfundonte po me aq minuta me vonesë. Kështu në Tiranë loja do të kontrollohej në varësi të asaj në shkodër. Shkak për vonesën u bë portieri durrsak Kapllani. Por edhe shkodranët, nga ana e tyre i kishin marrë massat duke shtyrë fillimin e lojës, në pritje të rënies së bilbilit në Tiranë. Elbasanasit shënuan të parët, por krijojnë një 11 metërsh që i jep barazimin Vllaznisë. Duke mësuar rezultatin e Tiranës, verdheblutë i lejojnë edhe golin e avantazhit Vllaznisë, në mënyrë që ndeshja të mos dukej ashtu sic ishte përfolur gjatë gjithë javës. 20 minutat e mbetura pas golit të barazimit, u luajtën thjesht për të respektuar 90 minutëshin e lojës, por lajmi i humbjes së Tiranës, erdhi për 30 sekonda në Shkodër. Pasi dëgjuan këtë lajm, dhe për të mbyllur "gojët e liga" elbasanasit lejuan Bokotolën të shënojë golin e fitores, një gol që vetëm portieri i Elbasanit, Kotorri nuk mund ta pësonte. Por kompromisi i bërë doli në krah të kundërt dhe fitoi Vllaznia. Kështu të gjithë janë të "lumtur" në vëndet e tyre në kampionat. Nëse mund të shprehemi me gjuhën e popullit: Për inat të vjehrrës Tirana shkoi me mullixhiun. Lejoi Teutën të fitojë që të dëmtohej Vllaznia. Por, nëse do të vazhdojmë të flasim me të njëjtën terminologji, i kishte bërë hesapet pa hanxhinë, pasi Elbasani nga ana tjetër ruajti vëndin e parë dhe shpëtoi Vllaznië. Kampionati zivjet filloi me një entuziazëm që nuk e kishim parë për shumë vjet. Shpresuam të gjithë që do tëë rezultonte dicka jo e zakontë në fund të të gjithë ndeshjeve, dicka që do të na ndihmonte të shkonim në europë, të bëheshim profesionistë. Por edhe kësaj rradhe ne, shqipëtarët, treguam se jemi si iriqi, që gjithnjë kërkon ferrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›