E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuajt e Suiftit ekspozita e Moikom Zeqos ne galerine Zenit

Tirane 16 shtator NOA/Milena Selimi - Ne galerine Zenit eshte hapur ekspozita e arkeologut historianit studiuesit Moikom Zeqo.

Kuajt e Suiftit eshte grishja e radhes per artistin qe sjell 63 piktura ne ambientet e kesaj galerie e cila do te qendroje e hapur per publikun deri me daten 21 shtator.

Pikturat na perballin me ciklet e kuajve te nudove ciklet mitologjike dhe portretet e shkrimtareve.

Zeqo e ka quajtur keshtu ekspoziten jo vetem se numri me i madh i pikturave i takojne ketij cikli por edhe pse koncepti qe i ka krijuar bazohet ne motivin e kuajve grishje e autorit Xhonatan Suift nga libri Udhetimet e Guliverit.

shte nje veper qe ai e vlereson nje nga me emblematiket e njerezimit e shkruar nga nje shkrimtar gjenial dhe i paperseritshem.

I njohur si poet dhe prozator subjektet e tij jane tregime te shpirtit perrallore ekzistenciale dhe mistike. Sigurisht proza e tij eshte nje proze qe nuk ngjan me prozat e kolegeve prozatore eshte nje proze e ngjashme me vetveten.

Keshtu prezantohet edhe ne pikture ku Zeqo i rrotullon botet dhe ngjarjet ne nje vertitje impresionuese duke na treguar se ai e njeh sekretin e universalitetit te subjekteve.

m.s/n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/30595-kuajt-e-suiftit-ekspozita-e-moikom-zeqos-ne-galerine-zenittitleKuajt e Suiftit ekspozita e Moikom Zeqos ne galerine Zenittheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›